Një grup kirurgësh plastikë në Kinë, kanë arritur të rrisin një vesh në krahun e pacientit të tyre.
Ai e kishte humbur atë gjatë një aksidenti një vit më parë, ndërsa tashmë përgatitet që të ketë një vesh të ri.
Mjekët kanë vendosur një zgjerues lëkure në krahun e pacientit, të cilit i kanë injektuar vazhdimisht ujë për të rritur vëllimin. Ata kanë shkëputur më pas tri pjesëza kartilazhesh nga kraharori i pacientit, të cilat i kanë punuar duke iu dhënë formëne veshit njerëzor dhe më pas i kanë vendosur në hapësirën e krijuar në krah.
Kirurgët thonë se tashmë janë në pritje që veshi të rritet plotësisht, për ta hequr nga krahu dhe për ta vendosur në kokën e pacientit, ndonëse sipas tyre, kjo paraqet edhe vështirësitë më të mëdha.