Jean Claude Juncker: Donald Trump, injorant ndaj BE-së dhe i rrezikshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve

12 Nëntor 2016, 19:34Sociale TEMA

Fitorja e Donald Trump rrezikon të vështirësojë marrëdhëniet me Bashkimit Europian dhe SHBA-ve, tha Jean Claude Juncker gjatë një takimi me studentët në Luksemburg.

Më tej, Juncker shtoi se ish-ylli televiziv 70-vjeçar është injorant përsa i përket çështjeve të BE-së dhe do të ‘humbasë kohë për dy vite,’ derisa të ketë vizituar një botë, të cilën ai nuk e njeh aspak.

Presidenti i Komisionit Europian, paralajmëroi edhe për një rrezikt të mundëshm, si pasojë e deklaratave të Trump në lidhje me politikat e sigurisë.

Ai gjithashtu përmendi edhe një deklaratë të republikanit, ku ai gjatë fushatës e quajti Belgjikën, vendin që mban selinë e BE-së dhe NATO-s, një fshat diku në Europë.

“Do të na duhet t’i mësojmë presidentit të zgjedhur,” tha Juncker, “se çfarë është Europa dhe si funksionon ajo.”

Komentet e presidentit të Komisionit Europian, kanë qenë më të ashpra krahasuar me qëndrimet diplomatike të udhëheqësve të tjerë europianë, të cilët e kanë uruar presidentin e zgjedhur për detyrën, si edhe kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për bashkëpunim.

2 komente në “Jean Claude Juncker: Donald Trump, injorant ndaj BE-së dhe i rrezikshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve”

  1. says:

    Trump s’ merret me të uritur

  2. shpresa says:

    E hengri dhe ky, do ngrihen gazetaret shqiptare, analistet dhe parti e tyre dhe do ta kritikojne deri ne palce. Si mund te ofendosh Trapin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje