Reshjet ndërpriten të dielën, temperaturat ulen javën tjetër

12 Nëntor 2016, 16:58Sociale TEMA

Dita e sotme do vijojë të jetë me rreshje në gjithë vendin dhe nesër pritet një përmirësim. Ndërsa javës tjetër temperaturat do ulen dhe reshjet do të ndërpriten.

“Duke filluar nga dita e diel dhe në fillim të javës do të kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Shqiërisë.

Por kjo situatë do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave ku në zonat malore dhe ato bregdetare, dita e dielë dhe ajo e hënë nuk do t’i kalojë 14-15 gradë celcius.

Dita e martë parashikohet të depërtojnë masa më të ftohta të paqëndrueshme nga pjesa veriore e Europës e cila do të rikthejë reshjet e shiut me intensitet mesatar në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Ndërsa në zonat malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, parashikohet që ditën e martë të fillojnë reshjet e para të dëborës. Do të sjellë një rënie të ndjeshme të mëtejshme të temperaturave me 7-8 gradë celcius. Në zonat malore nuk do ti kalojnë 3 gradë në mesditë, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare parashikon që mos t’i kalojë 10 gradë celcius”, bën të ditur per Top Channel sinoptikania Rezarta Xhakollari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje