Fnancimi i ulët në infrastrukturën rrugore për vitin 2017 ka nxitur debat mes Ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe depuetëve të LSI Përparim Spahiu dhe atij të PS-së Pjerin Ndreu. Spahiu tha se në buxhet nuk janë parashikuar fonde për ndërtimin e rrugës së Arbërit. Ministri Ahmetaj tha se në maj 2017 pritet të nisin punimet, dhe rruga do ndërtohet me formën e Partneritetit Publik Privat. Deputeti Ndreu kërkoi të dijë pse zvarritet zbatimi i kontratës për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit.