Denar Biba në Zululand: Komisionerët? Do tentojmë t'ua heqim partive. Por...

14 Nëntor 2016, 20:31Sociale TEMA

Sot në Zululand ishte i ftuar kryetari i KQZ-së Denar Biba, me të cilin Mustafa Nano diskutoi për zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu u diskutua edhe cila është pesha e KQZ-së në këto zgjedhje dhe a ka fuqi KQZ-ja të frenojë vullnetet e këqija elektorale e politike gjatë procesit zgjedhor.

I sapozgjedhuri në krye të KQZ-së, i pyetur nga Nano nëse mund ta quante si një ngjarje të rëndësishme në jetën e ti, z.Biba përgjigjet se kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për të.

“Është gje shumë e madhe të jesh drejtues i një institucioni që menaxhon zgjedhjet. E kisha një ego të tillë profesionale, dhe ky hap ishte natyror besoj.” shprehet z.Biba.

“Ne vitin 2011, sipas rregullave paraprake te zgjedhjeve, fitues ishte kandidati X, por pasi zgjedhjet përfunduan, rregullat u ndryshuan dhe kështu u ndryshua edhe fituesi”: u shpreh ndër të tjera z.Biba.

Kur Nano e pyet se kush është gëzuar më shumë për fitoren e tij ai përgjgjet se supozohet të jetë gëzuar më shum PS-ja, sepse ka qënë kandidati i propozuar prej tyre si antar i komisionit të zgjedhjeve.

“Uroj, nëse gëzimi është pervers jam i sigurt që do të zhgënjehen, nëse gëzimi është legjitim, sepse një profesionist erdhi aty dhe nuk do të kemi më historira si në vitin 2011, atëherë do të bej c’mos që ai gëzim të realizohet dhe të meritohet.” Shton ndër të tjera z.Biba.

Kur Nano e pyet nëse është përgatitur kur të fillojnë të hedhin baltë mbi të ashtu si kanë bërë me të tjerët z.Biba shprehet:

“Jam plotësisht i përgatitur kur të fillojnë të hedhin baltë mbi mua, uroj tmë kursejnë vetëm familjarët.”

Z. Biba ndër të tjera u shpreh se:

“KQZ-ja,vitin tjetër do të lancojë një projekt i cili nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, do të krijojmë institutin e trajnimeve në Shqipëri, me shpresën që të gjithë komisionerët të jenë të certefikuar nga ky institut trajnimi. Ky projekt do të financohet nga Këshilli i Europës.”

“Ky sistem që është aktualisht, nuk është më i miri për Shqipërinë, por nuk mund të të them se kush është sistemi më i mirë.” shprehet me bindje z.Biba.

Ndërsa kur Nano e pyet në lidhje me numërimin e votave elektronike, ku sipas tij z.Biba ka dal kundër, ai përgjigjet:

“Nuk jam kundër votimit elektronik, por si kryemenaxheri i zgjedhjeve, them se nuk ka kohë për zgjedhjet e 2017-ës për të prezantuar votimin elektronik në vend. Është objektivisht e pamundur që ne të arrijëm të sigurojmë jo vetëm aspektin material të procesit por edhe familjarizimin e votuesve me këtë sistem që është 100% i ndryshëm nga tradita jonë e votimit.”

1 komente në “Denar Biba në Zululand: Komisionerët? Do tentojmë t’ua heqim partive. Por…”

  1. Avniu says:

    Resprkte Denar Biba!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje