Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mblodhi pasditen e kësaj të enjteje Këshillin Drejtues Kombëtar të kësaj force politike, teksa pjesën më të madhe të fjalimit të mbajtur ia dedikoi reformës në drejtësi, për të cilën tha se mbështet plotësisht deklaratën e komisionerit të BE-së për Politikat e fqinjësisë europiane dhe Zgjerimin, Johannes Hahn.
Duke theksuar se 20 votat e LSI-së në Kuvend kanë qenë prej javësh dhe janë ende në gatishmëri për miratimin e kësaj reforme të rëndësishme për vendin, Meta tha se kjo nuk është tashmë çështje mes forcave politike, por një detyrë kombëtare, një përgjegjësi e jashtëzakonshme që duhet përmbushur për interesin e forcimit të ligjit në vend dhe rritjen e besimit të qytetarëve te drejtësia.
“Ne mbajmë përgjegjësi për LSI-në, për ata që na kanë votuar dhe që janë edhe më të shumtë sesa 3 vite më parë, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Shpresoj që, sikurse thekson komisioneri Hahn, të gjitha forcat politike të miratojnë këtë reformë, sepse certifikimi nga ndërkombëtarët nuk mungon për miratimin e saj”, deklaroi Meta.
Kreu i LSI-së theksoi se çdo vonesë në miratimin e kësaj reforme do të ishte e kotë dhe e panevojshme dhe do të ishte e kushtueshme për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
“Mosbesimi i madh që ekziston mes palëve këtu te ne duhet të shuhet prej garancive të ofruar nga ndërkombëtarët. Ndaj dhe çdo vonesë është e kotë dhe e panevojshme. Shpreh bindjen gjithashtu se reforma në drejtësi, përveçse do të hapë një faqe të re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa asnjë diskutim do të krijojë kushte shumë të mira edhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe klimën e biznesit, që është vendimtare për mirëqenien e çdo qytetari për hapjen e vendeve të punës”, deklaroi më tej Meta.
Kryeparlamentari Meta nuk la pa përmendur edhe reformën zgjedhore, si pasuesen e menjëhershme të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi, duke theksuar edhe njëherë se, asnjë element me rekorde kriminale nuk duhet të ketë vend në postet dhe zyrat publike.
“Sigurisht që miratimi i reformës në drejtësi, zbatimi i dekriminalizimit, duhet të pasohet edhe me reformën zgjedhore, si një prej reformave të tjera të rëndësishme të vendit. Jemi në kohën e duhur për të përfunduar njërën dhe për të nisur nga tjetra, për të shmangur lënien në minutat e fundit përpara zgjedhjeve të ardhshm
Po ti vete e ke penguar Reformen se kerkon patjeter Konsensusin e e Salehut, gje qe nuk realizohet kurre.Pra deklarata jote eshte sa per te lare gojen se me nje reforme reale te Drejtesise Ti dhe Saliu me klanin e tij shkoni ne Efgsel.
Me shume se e do drejtesine Likja i shtate perqindeshit nuk e do kush.
NE TERE LISTAT JE PARA BERISHES EDHE SI KOQE EDHE KORRUPSION!
Nje pijetje kam une: kur vendi te futet ne BE, perse duhet me Levizja Socialiste per Integrim, apo pastaj do integrohemi ne Konferencen Islamike?
Meqense deri tani “konsensusi” ILirit dhe levizje nga mendja te tijne na ka çuar ne majat me te larta te kesaj qe jetojme.