Një femër që peshonte plotë 215 kilogramë ka vendosur të bëjë një operacion kirurgjikal në stomak për t’u dobësuar.
Në mungesë të financave Ema Lovell, 35 vjeç, kërkoi nga të njohurit që ta ndihmonin financiarisht.
Ajo arrit të mblidhte shumën e dëshiruar dhe bëri ndërhyrjen duke humbur në shumë pak kohë 135 kilogramë.
Tashmë ajo peshon më pak se 80 kilogramë, por deklaron se nuk e ka urryer trupin e saj asnjëherë më shumë se tani.
Kjo për shkak të lëkurës së varur që mund të dojë vite të marrë formën e duhur.
Ajo ka rreth 35 kilogramë vetëm lëkurë të varur, gjë që i shkakton shumë vështirësi në lëvizje dhe kur përpiqet të hyjë në makinë.