Departamenti grek i Antidrogës dhe Policia e Krimit Financiar, në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë zbuluar një nga ngarkesat më të mëdha të pilulave të drogës me vlerë 13 milionë euro, që kishte destinacion xhihadistët.
Ngarkesa është zbuluar në një konteiner të dyshimtë në një anije që vinte nga India për në Libi me stacion të ndërmjetëm portin e Pireut.
Pas hapjes së konteinerit janë gjetur 26 milionë pilula Tramol dhe Τramadol, raporton TCH.
Sipas burimeve, pranë organeve greke pilulat ishin të destinuara për xhihadistët e Shtetit Islamik në Tobruk të Libisë.
Ekspertët, pasi kanë analizuar përbërjen e tyre, ku kanë gjetur substancën captagon, një derivat i amfetaminës, kanë shpjeguar se ato shndërrojnë përdoruesit, në këtë rast militantët xhihadistë, në makineri vrasëse të paskrupullta.
Menjëherë pas përdorimit të tyre, përdoruesi ndjen rritje në forcën e muskujve, rritjen e dëshirës seksuale, stimulim të euforisë dhe agresionit dhe mungesë të nevojës për gjumë dhe ushqim.
Në thelb, i bën ata të ndjehen të paprekshëm, thonë ekspertët. Hetimet vazhdojnë për të gjetur deri ku shtrihet rrjeti i trafikantëve, pasi për herë të parë zbulohet një sasi kaq e madhe pilulash droge pas së cilës fshihen bashkëpunëtorë të ISIS-it.
Ca idiotesh qe jane keta greke t.Tramadoli eshte medikament qe permban kodeine shitet ne farmaci dhe eshte i domosdoshem ne spitale
Ne fakt nuk mund te ishte ndryshe qe njerez qe kryejne akte te tilla, nuk provojne me te voglen empati kundrejt viktimave te tyre!
Fijet e ketyre idioteve qe vrasin per Kuran, te shpien drejt e tek Masoneria Boterore e cila vepron nen urdherat direkte te Syrit te Piramides qe gjithçka sheh e kontrollon.
Pyetja meme e te gjitha pyetjeve eshte: CILET JANE ATA PAK INDIVIDE QE PERBEJNE SYRIN PIRAMIDOR TE SISTEMIT PAN-BOTEROR TE PLANETIT TOKE? Ja, kete duhet te hetojme, jo te shahemi e shqyhemi mes nesh se kur eshte me i miri , me i bukuri e me i zgjuari; apo kush i perket fese autentike.
Digjini librat fetare te gjithe se bashku, shkelmoni besimet, u ktheni shpinen predikuesve, se te gjitha jane pjelle e Syrit Piramidal, me qellimin e vetem per te na budallallepsur e perçare, per te na sunduar pa shume mundim: https://www.youtube.com/watch?v=uHXX8bi2TEc