Dhjetë vjet të shkuara diçka e “tmerrshme” ndodhi. Bota e futbollit u njoh me fenomenin WAGs-Wives and Girlfriends (gra dha të dashura).
Nisi si një gjë normale dalja e tyre gjithmonë e më shumë në krah të futbollistëve, por sot ato janë bërë “pjesë” e futbollit duke e shndërruar tashmë atë në një spektakël të shëmtuar. Kështu shkruan editorialistja e Daily Mail Jan Moir.
Ajo thotë se femrat e futbollistëve përveç kotësisë, zbrazëtisë dhe vulgaritetit nuk i kanë sjellë asgjë më shumë futbollit.
“Dikur ato rrinin në prapaskenë, në hije. Por sot i kërkojnë gjithmonë e më shumë reflektorët dhe janë bërë të pandashëm nga futbollistët kudo që ata shkojnë. Ato kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë futbollin, për keq”, shkruan editorialistja.
Sipas saj WAGs-at janë gjithmonë në kërkim të vëmendjes, jetës luksoze dhe qejfit, duke shkatërruar shpesh edhe karrierën e meshkujve të tyre.
Por pavarësisht çfarë mendon editorialistja britanike, askush nga fansat meshkuj të futbollit nuk mërzitet duke parë femrat e futbollistëve, që jo rrallë dalin të zhveshura…
MAJ´´ TY TA HONGSHA AT’GJOKS
SE PO QEKE SI AJO PEMA E BUKUR PLOT FRUTA
ME TI LY M’PAR ME I´CIK PLUHUN MAGJIK ´´KOKS
ME TI TRRAS DESHIRAT PAS SI GOLAT DIKUR BATISTUTTA
Jom Tifoz e Cmen,
i du Shum grate sexi te Futbollisteve ?