Ankohej për buburreca në qeli, shqiptari i dënuar për vrasje në Itali përfiton ulje dënimi

5 Qershor 2016, 17:41Kronika TEMA

Një shqiptar i dënuar për vrasje në Itali, ia doli të përfitonte ulje dënimi për shkak të kushteve jo të mira në burg.

32 vjeçari i quajtur Elton Xhoxhi, është ankuar në vijimësi se në qelinë e tij prej 9 metrash katror ka buburreca dhe për këtë arsye ka përfituar ulje dënimi me 133 ditë.

Ai është dënuar për shkak se në tetor të vitit 2007, ka qëlluar për vdekje shqiptarin Benard Kozaria, krim i cili u krye në Rettorgole e Caldogno afër Vicenzas.

Xhoxhi u dënua me 26 vote burg, dënim të cilin do të mund ta kryej në vitin 2032. Aktualisht, shqiptari po kryen dënimin në një burg në Padova.

2 komente në “Ankohej për buburreca në qeli, shqiptari i dënuar për vrasje në Itali përfiton ulje dënimi”

  1. Illyrians says:

    <> ??
    Po ai po e kryen denimin tani, si do ta kryeje ne 2032 ??? O gazetare leshi, thuhet “do ta mbaroje se kryeri denimin ne 2032”, o analfabete me diploma plepi..!!! Dhe mesoni menyren lidhore, thuhet “do ta kryeje (ai), jo do ta kryej (une)”. Injorante me diplome plasmasi..

  2. Mirela says:

    Sa maskarenj keta italianet..kane lene pellazgun ne burg..ta hane buburrecat..vetem sepse vrau nje dardan!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje