Dhuna mes bandave trondit Kotorrin

7 Qershor 2016, 16:54Rajoni TEMA

Policia dërgoi njësi anti-terror në qytetin bregdetar të Kotorrit të hënën në mbrëmje për të parandaluar përplasjet e tjera mes bandave të drogës pas një seri vrasjesh dhe të shtënash në muajt e fundit.

Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se situata në Kotorr është “alarmante”, pasi dhuna mes bandave kriminale e detyroi ministrinë të dërgojë trupa anti-terror në qytetin bregdetar të hënën.

Autoritetet kanë frikë se dhuna mund të rrezikojë sezonin turistik në Kotorr, i cili vizitohet çdo vit nga mijëra turistë të huaj me anije turistike luksoze.

Ministri i brendshëm Goran Daniloviç, i cili udhëtoi gjithashtu në Kotorr të hënën bashkë me prokurorët, tha se nëse nuk ka rezultate konkrete në zgjidhjen e dhunës deri të enjten, ai do ta kërkojë përgjegjësinë te hetuesit.

“Kotorri është tani i rrethuar,” tha Daniloviç.

“Nëse personat që janë ende të lirë nuk sillen përpara drejtësisë, asgjë tjetër nuk mund të jetë një garanci për ne. Kotorri duhet të pushojë së qenuri në qendër të përleshjeve midis bandave kriminale rivale,” shtoi ai.

Ai tha se zhvillimet në qytet e kanë tejkaluar juridiksionin e policisë lokale dhe se i gjithë sektori i sigurisë dhe drejtësisë duhet të përfshihet në trajtimin e problemit.

Shkëmbimi i fundit i zjarrit shpërtheu në Kotor të premten, vetëm pak orë pasi drejtori i policisë Slavko Stojanoviç dërgoi një njësi të veçantë në qytet si një “garanci se nuk do të ketë përleshje të reja”.

Një vendpushim i vogël me një qytet mesjetar të vjetër në gjirin Boka, që është në listën e UNESCO për trashëgiminë botërore, Kotorri bëri bujë një dekadë më parë, pasi u zbulua se baroni ballkanik i drogës Darko Sarçiç kishte filluar të investonte shuma të mëdha parash atje, kryesisht në sektorin e turizmit.

Një nga diskotekat më të mëdha në detin Adriatik, Maximus, që tërheq mijëra të ftuar çdo verë, thuhet se është menaxhuar nga një prej kompanive të themeluara prej Sariç në Kotor në mesin e viteve 2000.

Në një vendim të shkallës së parë në korrik të vitit 2015, Gjykata Speciale e Beogradit për Krimin e Organizuar e dënoi Sariç me 20 vjet burg për kontrabandën e kokainës nga Amerika Latine.

Gjykata dënoi gjithashtu rreth 30 të pandehur të tjerë, 14 prej të cilëve janë ende në arrati, për kontrabandë me më shumë se pesë ton kokainë nga Amerika e Jugut në vitin 2008 dhe 2009, duke u dhënë atyre dënime me burg nga pesë muaj në 20 vjet.

Shkëmbimet e para të zjarrit në Kotorr shpërthyen në vitin 2008 dhe dy vjet më vonë, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë Sariç, Zoran Friç Dudiç, u qëllua për vdekje në sheshin kryesor të qytetit në mes të ditës.

Në tre muajt e fundit, Kotorr ka parë gjashtë përleshje të armatosura midis klaneve rivale të drogës dhe në prill, Srdjan Vllahoviç, i cili thuhet se është i lidhur me një nga rrjetet kryesore të narkotikëve, u vra.

Mes pakënaqësisë publike për dhunën, një ekip i posaçëm hetimor nga Prokuroria Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin pritet hetojë çështjet.

Prokuroria tha të hënën se derisa Prokuroria Speciale të marrë përsipër çështjet, ajo do të vazhdojë të merret me hetimet sa më shpejt të jetë e mundur./ BIRN

14 komente në “Dhuna mes bandave trondit Kotorrin”

  1. albti says:

    Kjo eshte e vetmja arsye pse duhen bllokuar kultivuesit dhe shperndaresit e droges. Cdo gje duket mire njerezit punesohen dhe behen me leke po me vone fillon rivaliteti dhe lufta dhe nuk ka fuqi qe ti ndaloje.

  2. albani says:

    Ku eshte ky kotorri more horra qe na jepni lajmet pa i sqaruar,thua se kotorri eshte ne zemer te Shqiperise.

    1. Korabi says:

      Keta jane konviktore qe paguhen 200 mije leke per te kopjuar artikuk andej kendej neper internet. Keshtuqe mos u merzit me ta per cilesine e artikullit. Nqs vertete nuk e di, Kotorri ndodhet ne Malin e Zi. Shqiptaret ne Mesjete ishin te shtrire deri ne gjirin e Kotorrit ne beri dhe deri ne gjirin e Artes ne jug.

      1. albani says:

        Faleminderit,nuk e kisha degjuar.

    2. temja nga sauku says:

      Kotorri eshte qytet ne Mal te Zi more injorant, dhe ka qene pjese e Shqiperise (ka akoma banore shqiptare), perpara se te aneksohej nga mbreteria Serbo-Malazeze.
      Ky lloj fakti historik, mesohet ne klase 6-7, o fatoset e partise!!!!

      1. Klimax says:

        Dukesh qe “nuk te ha qeni shkopin per zgjuarsi” dhe per kete gje do e kishim per nder sikur te na sqaroje edhe per nje vogelsire! Ne cilin vit Kotorri ishte pjese e Shqiperise, perpara se te aneksohej nga mbreteria serbo-malazeze??!!

        1. zz says:

          Gjate gjithe historise se tij si vendbanim ore klloun b…shitur ore buce 300

        2. albani says:

          1878-1881
          Klimax,nje pyetje;
          Si quhet ai qe pretendon se di c’do gje?
          Une per vete nuk i di te gjitha,mesoj akoma.
          Ai qe ka komentuar siper teje me siguri qe eshte budalla,edhe pse e di se ku bie kotorri.
          marreveshja ose konferenca e shen Stefanit e shkurtit te 1878-es certifikoi kufinjte e rinj te shteteve egzistuese ne Ballkan ne ate kohe qe u zgjeruan me territore te Shqipetareve,por qe gabimisht dhe qellimisht u quanin territore te mbreterise osmane.

          1. Klimax says:

            Zhurma nuk provon asgje! Shpesh nje pule qe ka bere thjesht nje veze, kakarit aq shume sikur ka bere nje asteorid! (Mark Twain)
            Ke nenkuptoj me “zhurma” ne rastin konkret? Pikerisht kete tullumbace te propagandes nacional-shoviniste “pellazgo-iliro-osmano-shqiptare”, kete veze pule apo pulen qe beri vezen dhe kujton se eshte Zeusi!!!!!!

          2. A.Artani says:

            Kotorri gjate viteve 1420-1797 ishte nen sundimin venedikas.
            Gjate viteve 1797-1805 ishte nen sundimin austriak.
            1805 e pushtojne francezet dhe e mbajne deri ne vitin 1813
            Ne vitin 1814 perseri e pushtojne austriaket te cilet e mbajne deri me 1918 kur Kotorri hyn ne kuader te mbreterise SKS.

        3. albani says:

          Klimax,nje pyetje;
          Si quhet ai qe pretendon se i di te gjitha?
          Une mendoj qe quhet b……,xha temja nga sauku.
          Une nuk pretendoj qer i di te gjitha.
          ne marreveshjen,traktatin ose konferencen e Berlinit te qershorit te vitit 1878 u sanksionuan dhe kufinjte e rinj te shteteve te sapo formuara te Ballkanit,Mal i zi,,Serbi Bullgari dhe Rumani,kufinj te pasuruar me territore Shqip-folese,por qe i zoteronte perandoria Turke.
          Pra pergjigja ime do te ishte 1878-1881 Kotorri kaloi nen administrimin e Malit te zi.
          Ketij Traktati i paraprinte ai i Shen Stefanit ku Turqia e mundur nga Rusi u detyrua te beje marreveshje per krijimin e nje Bullgarie te madhe,gje e cila hasi ne kundershtimin e Gjermaneve,Anglezeve dhe Francezeve te cilat dhe u rimblodhen ne Berlim ne qershor te po te njejtit vit
          Greqise ne kete traktat iu shtua Thesalia qe shkonte deri ne Larisa(pervec Elasones)dhe deri dhe Arten brenda.
          Meritoj 20.

          1. Temja nga sauku says:

            Pretendon se i di te gjitha??? Hahaha …. Si fillim un nuk te thash “me thuJ emrat e banoreve te Tokios” o ti qe e kerkon ne internet historine e Shqiperise!!
            Dhe sa per ty dhe Klimax (si emer lines ngjan) na rrofshi trapin

  3. Klimax says:

    “Policia dergoi …..”, “Ministria e Brendshme ka paralajmeruar …..”, “Autoritetet kane frike …..”, “Prokuroria Speciale pritet …….”, “Gjykata denoi ….”, “Nje qytet i vogel …”, “Kotorri ….” “Ne Kotorr ……”, “te Kotorrit …..”, por, per ke shtet behet llafi ne kete artikull, enigme!!!!! A thua se te gjithe lexuesit e kane idene se ku bie Kotorri!!!!!
    Shkruheni more dhe ate mavro shtet se “nuk ju bie namuzi”! Kaq e veshtire eshte te shkruani “Policia e Malit te Zi ….” apo “Autoritetet malazeze ….”, etj, etj??!!

  4. vaso says:

    Ne kuader te programit SHQIPERIA NATYRALE nuk permendim emra shtetesh per tokat e banuara nga shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje