Ajo që ka ndodhur këto ditë, është gati në kufijtë e një komedie groteske.
Mediat shqiptare ditën e djeshme raportonin kreu i Interforcës italiane në Shqipëri, Michele Grillo, është pushuar nga puna për shkak të çështjes së përgjimeve, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim apo konfirmim zyrtar.
Ato i referoheshin mediave italiane.
Por ndërkohë, mediat italiane nuk kanë dijeni për këtë çështje dhe i referohen pikërisht mediave shqiptare.
Nga ana italiane, përsa i përket kësaj ngjarje, ka pasur vetëm disa ragime mediatike bazuar në mediat shqiptare, që aludojnë përfshirjen e gruas së kreut të Interforcës italiane Michele Grillo në skandalin e hyrjes pa doganë të makinës IMSI Catcher në Shqipëri.
E përditshmja “La Stampa” kishte një artikull sot me titullin “Një spy-story italiane”.
Autori i këtij artikulli, gazetari Marco Grasso i kontaktuar nga Ora News, ka pohuar mungesën deri më tani të konf zyrtare nga Ministria e Brendshme italiane për pezullimin e z. Grillo nga detyra e tij në Shqipëri.
Grasso thotë se i referohet gjithcka që deri dje është publikuar në mediat shqiptare.
Edhe pse mediat shqiptare përcjellin cdo ditë informacionin e përfshirjes së autoriteteve italiane në këtë ngjarje, nga ana e Italisë zyrtare nuk ka asnjë prononcim, përveç një letre të ish- kreu të Policisë Italiane Alessandro Pansa, dërguar më 17 maj 2016 ambasadorit italian në Shqipëri, që mohonte përgjimet.
Por më interesant është fakti se mediat shqiptare i referohen medias italiane, ndërkohë që kjo e fundit vetë i referohet medias shqiptare.
Është qesharake në fakt, që për atë çfarë ndodh në Shqipëri, mediat shqiptare t’i referohen mediave të huaja.
Është si të informohen italianët apo anglezët p.sh nga mediat shqiptare, se çfarë ndodh në vendet e tyre.