Qëkurse u bë e njohur që president Joachim Gauck nuk do një mandat të dytë, po qarkullojnë emrat e pasardhësit të mundshëm.
Supermodelja Heidi Klum dhe gazetari Günther Jauch janë personat e preferuar që shumë gjermanë do t’i zgjidhnin menjëherë si presidentë të vendit. Këta dy emra janë përmendur më shpesh në sondazhet e gazetave ose në komentet në mediat sociale, kur është fjala për pyetjen: kush duhet ta marrë detyrën më të lartë në Gjermani?
Ithtarët e tyre sjellin edhe argumente pse: Heidi Klum ka qenë si fotomodele në gjithë botën dhe ka përvojë ndërkombëtare. Jauch që ka qenë për shumë vjet moderator i formatit televiziv të suksesshëm ndërkombëtar “Kush do të bëhet milioner?” është i zgjuar, i mprehtë, i shkathët dhe i sigurt. Përveç kësaj, atyre u ka lënë mbresa fakti se Jauch ka dhuruar miliona euro nga honoraret e tij për projekte sociale.
Në Gjermani presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Kjo arsyetohet me përvojat e këqija para Luftës së Dytë Botërore, kur Republika Vajmarit përfundoi në diktaturë naziste.
Por shumica e gjermanëve duan ta zgjedhin vetë presidentin. Për këtë janë të paktën 83 për qind e të gjithë të anketuarve, sikurse doli nga një sondazh i YouGov në emër të Institutit për Përgjigje të reja Sociale (INSA). Kurse sipas Institutit për Demoskopi Emnid i cili zhvilloi një sondazh për gazetën “Bild am Sonntag”, të paktën 60 për qind e të anketuarve janë përkrahës të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit.
Por për sa kohë që qytetarët nuk lejohen ta votojnë vetë Presidentin ata vazhdojnë të postojnë idetë e tyre dhe ndër kandidatët për President përmenden kryesisht sportistë dhe aktorë.
pyesni Berluskonin me mir! ai ka pervoja ne politik.
se ai e di me mir se ku e con voten e tij.
Kjo po qe do te ishte nje presidente “me byth” ?