Një gjykatë në Katar i ka dhënë një vit dënim me kusht për tradhëti bashkëshortore një gruaje holandeze e cila ishte droguar dhe më pas përdhunuar në një lokal nate në Doha.
Gruaja 22 vjeçare, e identifikuar vetëm si Laura, ka qenë me pushime në Doha në kohën kur ka ndodhur incidenti. Kur ajo e ka raportuar këtë ngjarje të policia e Katarit, ajo ishte arrestuar dhe prej asaj kohe mbahej në burg.
Ajo gjithashtu është dënuar edhe me gjobë prej 800 dollarësh. Sapo ta paguaj gjobën, ajo do të dëbohet nga vendi.
Ambasadorja holandeze në Katar, Yvette Burghgraef-van Eechoud, e cila ka qenë e pranishme në gjykatë, iu ka thënë gazetarëve se ajo do e ndihmojë Lauren që të largohet nga Katari.
“Ne do të bëjmë çdo gjë që është e mundshme për ta larguar atë nga shteti sa më shpejtë që është e mundshme drejt vendit ku ajo ka dëshirë të shkojë”, ka thënë Eechoud.
Sulmuesi i Laures, i identifikuar si Omar Abdullah al-Hasan, është dënuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale jashtë martesore, diçka që konsiderohet e jashtëligjshme në Katar.
Dënimi përmbanë 100 goditje me kamzhik dhe 40 goditje të tjera me kamzhik për konsumim të alkoolit.
Pijet alkoolike në fakt lejohen nëpër hotele luksoze në Katar, por për banorët vendës është e jashtligjshme që t’i konsumojnë ato pa lejën e punëdhënësit. Laura pritet të kthehet në Holandë brenda pak ditësh, raporton REL.
Cfare pret nga nje vend kafshesh. Perendimi duhet te shkepuse cdo marredhenie me keto shtete barbaresh,le te hane kokat.
Welcome to Qatar FIFA World Cup 2022!
Si gjithnje, ne vendet muslimute fajin e ka viktima!
shume shume mire, vend me rregulla, jo si ktu ku dalin vajzat me xhinse e me fustane, apo akoma me keq me minifunde. shume mire bejne qe vendosin rregulla, shpresat jane qe me ndikimin iluminist te Arabise Saudite dhe Erdoganit baba i popujve islamike kudo ku ndodhen, keto rregulla te forta dhe te nevojshme do tua hapin syte dhe shqiptareve te pervuajtur nga ndikimet e keqija perendimore.
A je vertete kaq loqe apo ben vete?
bej vete, njerezit ketu komentojne per te kaluar kohen dhe per t’u tallur, vetem se komentuesi me poshte eshe aq mendjeshpuar sa nuk e kupton dot, tani e kuptoj pse ca vijne ketu dhe bejne komente greko-file. ketu ka plot rroqe qe e hane sapunin per djath.
Me xhinse e me fustane??? Po ti qeke per tu lidh per gjuhe e terheq zvarre, o rrace e ndyre!