John Kerry presion Rusisë: Durimi jonë ka fund!

15 Qershor 2016, 17:41Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje Rusisë dhe regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të respektojnë armëpushimin e brishtë dhe ka paralajmëruar se durimi i Uashingtonit po merr fund.

“Rusia duhet të kuptojë se durimi jonë nuk është i pakufishëm”, ka thënë Kerry, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, në Osllo.

Kerry ka thënë se nuk ka nevojë për “ndërprerje të pastër të luftimeve” në Siri për të lejuar dërgesat e ndihmave humanitare dhe për t’iu hapur rrugën bisedimeve për tranzicion.

“Besoj se biseda që kam pasur me Zarifin tregon mundësitë se si mund të arrihen këto”, ka thënë Kerry.

Rusia dhe Irani janë aleatë diplomatikë dhe ushtarakë të Assadit.

Armëpushimi në Siri ka hyrë në fuqi në muajin shkurt, por ai është shkelur vazhdimsht si nga forcat qeveritare, ashtu edhe ato rebele, raporton REL.

Rusia kryen sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të Assadit.

4 komente në “John Kerry presion Rusisë: Durimi jonë ka fund!”

  1. testimus says:

    Po mer fund Durimi Juaj sepse nuk perballoni dot presioni e lobit te Luftes, Armeve e Izraelit qe jane financusit kryesore te Hillary Clinton.
    Ky eshte durimi juaj – po shqyr sot ka vende te tjera qe s’ju lene fushe te lire per te mbjellur kaos.

  2. gjembi says:

    pirdh pirdh o karry.po merr leje putini tek masonet se cdo bej.

  3. A.R. says:

    Po i shkaterrojne planet, prandaj. Terroristetet te cilet furnizon me arme e para, po copetohen e terhiqen gjithandej nen mesymjen e panderprere te Ushtrise Popullore Siriane. Nga ana tjeter aviacioni rus po derrmon çdo baze terroriste, duke ndalur plotesisht trafikun e naftes drejt Turqise vehabiste te sulltan Erdoganit.
    Ja pse kete qenien reptiliane nuk e ze gjumi.

    Andrea Radi

  4. Strong says:

    Hajde gramatik hajde, keni lene nam ju te Teme-s me gramatiken! “Durimi jone” shkruhet ne shqip: Durimi yne ! Po e bastardoni shqipen gjithnje e me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje