Protesta “dorëhiquni”, në shesh kundër qeverisë greke

16 Qershor 2016, 15:58Rajoni TEMA

Mijëra grekë kanë protestuar tek sheshi para Parlamentit në Athinë si dhe në qendër të Selanikut kundër reformave që ka marrë qeveria, duke i bërë thirrje kryeministrit Tsipras të japë dorëheqjen.

Demonstruesit në sheshin “Sintagma”, skenë e përleshjeve të dhunshme në vitet e fundit, kanë mbajtur parulla dhe kanë hedhur thirrje kundër masave shtrënguese që ka votuar parlamenti duke përfshirë edhe reformat e pensioneve dhe tatim-taksave, në këmbim të një kësti prej 7.5 miliardë euro, i cili pritet të disbursohet javën e ardhshme.

Protesta është organizuar përmes mediave sociale nga një lëvizje qytetarësh e quajtur “Dorëhiquni”.

“Ne që jemi sot këtu kemi votuar për qeverinë. Prisnim gjëra të tjera prej saj, por po bën krejt gjëra të tjera. Nëse kishte vendosur të zbatonte të njëjtat politika si qeveria e mëparshme, atëherë përse ndryshuam qeverinë e mëparshme”, shprehet një protestues.

“Për shkak të gjithë kësaj paaftësie për të mos bërë asgjë dhe negociatave të tyre të pafund, ekonomia greke është në hendek dhe njerëzit janë duke vuajtur. Për fat të keq, duket se e kanë marrë pushtetin pa pasur një plan”, thotë një tjetër protestues.

Ndërsa protesta nuk është mbështetur zyrtarisht nga ndonjë parti, zyrtarë qeveritarë kanë akuzuar konservatoret e Demokracisë së Re si organizatore të saj dhe si një forcë që kërkon të shkaktojë paqëndrueshmëri politike në një kohë vendimtare për ekonominë e dobët të vendit.

Megjithëse në sondazhet e fundit Demokracia e Re dhe lideri i saj Kyriakos Mitsotakis kryesojnë, pjesëmarrja në protestën e djeshme nuk u konsiderua e suksesshme, pasi sipas policisë numri i qytetarëve nuk tejkaloi shifrën prej 7000 vetësh.

4 komente në “Protesta “dorëhiquni”, në shesh kundër qeverisë greke”

  1. xxxx says:

    Zoti nuk ju bo dermon keni mor rrugen e m….

  2. Ilirjan says:

    Bythqirat greke po vdesin, jane duke vdek demografikisht dhe ekonomikisht.

    Per 20-30 vite jua qijme robt, i pushtojme, ashtu sic i pushtuam per 700 vite me rradhe.

  3. Giasou Janulatos Alvsanearxidoglyftids says:

    eeeh mor rasat i pabese bithekirash, tani su ngelet gje tjeter vec ti bini bythes si edhe e kini zakon..
    Jasas

    https://youtu.be/G9puKjf1xmg

  4. La Guerra .. says:

    Grqia eshte e shitur tashme gjysma ke eurogjermont ,
    qeverria eshte thjeshte kukull .
    Prisni kur nji dite te zgjoheni nga lefja e Gofit e shifni veten skllever te gjimonit .
    Cipras ka firmosur pushtimin bashke me qeverrine e tij ,prendryshe s’kishte sh
    anc te mbijetonte greqia.
    Do plasi gjylja e trukut , gjimani do i vij gjasme per ndihme grikut ti mbroj token e shkerdhej loken .
    dite te veshtira po afrojn per popujt e gjithe ballkanit .

    Magjistrarja qe parashikoj shkaterrimine trojes Foli perseri – si quhej ajo ke Troja , qe u dashurua /palloj Akili ne cadren e tij -s’me kujtohet emri saj ..por syt e saj shikoj flak mbi qiellin e ballkanit ,nderkoh qe ajo bote eshte ala ne gjume .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje