Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer sërish në selinë e Partisë Demokratike për të diskutuar për reformën në drejtësi. Ambasadori Donald Lu është takuar me kryetarin e PD-së Lulzim Basha për të nisur nga e para diskutimet për një konsensus të mundshëm për miratimin e reformës në drejtësi.
Ambasadori amerikan diskutoi për më shumë se një orë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha por ende nuk ka një njoftim zyrtar nag palët në se janë bërë hapa drejt konsensusit.