FOTOT/ Alkool, muzikë dhe motorë: 'Ndizet' Tirana

19 Qershor 2016, 17:26Sociale TEMA
FOTOT/ Alkool, muzikë dhe motorë: 'Ndizet' Tirana

U mbajt në Tiranë, për të tetin vit radhazi, parada e ndërkombëtare e të apasionuarve pas motorëve “Moto Fest”. Nën organizimin “Fondacionit EDS” dhe “SteelWings” dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, për tre ditë me radhë motoklube të njohura nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Gjermania etj, dhanë spektakël në rrugët e Tiranës, ndërsa biznese të ndryshme patën mundësi që në këto aktivitete të promovojnë produktet e tyre. Në ditën e tretë, pjesë e “MotoFest” u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi organizatorët që zgjodhën sërish Tiranën për të zhvilluar këtë event ndërkombëtar dhe theksoi se kjo është një mundësi e mirë për promovimin e Tiranës dhe mundësive turistike që ajo ofron.

“Ky është një aktivitet që e ka mbushur Tiranën me aksione dhe energji pozitiveende pa filluar mirë vera”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai nënvizoi se me aktivitete të tilla përveçse qytetit i jepet një tjetër ritëm, përcillet edhe mesazhise ka mënyra shumë të shëndetshme për të jetuar jetën dhe për të dalë nga rutina e përditshme. “Tirana cilësohet sot si një ndër kryeqytetetmë të mira për pushime. Më vjen mirë që festivali i motorave është një tjetër skenë ku promovohet qyteti i Tiranës, e që këto tre ditë i kanë dhënë qytetit tonëshumë hare dhe gjallëri. Mezi pres që edicioni tjetër të jetë më i mirë dhe më i madh”, tha Veliaj.

Ai u ndal edhe te kultura e lëvizjes që përcillet te çdo qytetar. “Përdorimi i biçikletës dhe motorit është një mënyrë më efiçente për të manovruar në një qytet të tejngarkuar me infrastrukturë të ndërtuar vetëm për 200 mijë banorë, jo për 1 milion banorë. E di që në kushtete transformimit të Tiranës, ku kemi hapur shumë kantiere, na duhet që të investojmë shumë në infrastrukturë, të investojmë shumë edhe në kulturë dhe besoj se kjo e sotmja ishte një investim në kulturë, se si mund të përdorim një transport më ekonomik, të jemi të përgjegjshëm në rrugët e Shqipërisë”, deklaroi Veliaj.

1 komente në “FOTOT/ Alkool, muzikë dhe motorë: ‘Ndizet’ Tirana”

  1. Toni says:

    Nje gje smarr vesh ketu. Ate alkohol kush e pi dhe atyre motorrave kush I jep. Harrova, motorrit te lejohet ti japesh kur je tape kurse makines jo. Hajde paradoks hajde….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje