Ndjekesit e Berishës në Facebook e kanë kritikuar për denoncimet që i vinë nga “sociasliti dixhital” duke i kujtuar këtij të fundit se kur është në opozitë kritikon, ndërsa kur është në pushtet nuk ndëshkon shkelësit.
Facebook është kthyer në mjetin më të rëndësishëm të komunikimit vitual të politikës. Por, jo gjithmonë ka komunikim, etikë, opinione të sinqerta apo analizë të situatës. Dhe kjo ndodh shpesh kur sheh komentet në statuset e figurave politike ku nuk mungojnë sharjet, ofendimet, apo superlativat për liderin.
Nëse do të shohim profilin e ish-kryeministrit Berisha, i cili në çdo status ka në fokus “qytetarin dixhital”, duke bërë denoncime të radhës, shohim se ka lumë sharjesh, ofendimesh ndaj Ramës, por edhe vetë Berishës, apo një eksitim të tepruar nga demokratët kur dëshirojnë ta kthejnë sërish në pushtet liderin historik.
Ne vizituam postimin e fundit të ish-kreyministrit Berisha ku tregon se “sociaslisti dixhital” e ka informuar për një super vjedhje në kompaninë “Albkontroll”.
Nëse i hedh një sy komnetuesve ajo që bie në sy është që Berisha nuk i ka kaluar në sitë komentuesit, por iu ka lënë dorë të lirë. Shumë pak prej tyre merren me atë çka Berisha publikon. Shumica dërrmuese merren thjesht me politikanin.
Ka demokrate që edhe pse e duan Berishën ata kërkojnë drejtësi. Njëri prej tyre shkruan:
“Unë jam simpatizant i pd, por me keto qe ti denoncon sot e neser te vish ne pushtet po si fute ne burg per gjith denoncimet ca ke bere, ateher je ti me super hajdut”
Dhe meqë jemi në kuadrin e reformës, një nga komentueset i kërkon PD që të votojë Reformën në Drejtësi.
Ndërsa një tjetër qytetar shkruan: “O doktor me te gjithe respektin qe kam per ju .Po nuk ka kuptim e gjithe kjo.Kur jane ata ne opozite ju akuzojne ju ,kur jeni ju akuzoni ata.Tani ne kemi 26 vite qe ju shohim qe akuzoni njeri-tjetrin po me thene te drejten asnjerin nuk kemi pare ne burge si nga te qeverise tuaj si nga te atyre.Kurse ne si popull ngelem burgjeve.Tani ke te besojm?”
Por të shumta janë ato që sulmojnë vet Berishën si një supervjedhës.
Për komentuesit e majtë, të djathtë apo asnjëanës Berisha është ende në profilin e Lidershipit.
Ndërsa në statusin e Ramës, të fundit në postim edhe pse ka një status me natyrë sportive nuk mungojnë komentet politike.
Kryemnistri dhe ish kryemnistri kane secili rreth 1 milionë ndjekes ne FB. Nderkaq, Rama eshte prezente edhe ne Twitter, ku poston statuse dhe material mbi aktivitet e qeverise.
Serbo-shpellari analog.
ik o gagaç i ndyre si nuk te ndalon pak armina se eshte qytetare kurse ti je nje malok i derdellisur nga pelevreket e deri tek qurrat tuaja ore derezi i damkosur
…ko*ja gomarit, ‘zoti’ ‘doktor’, rri gjithe diten ne facebook. Media merret me lete k**e.
Ka nje problem te vogel ktu; qe cfardo qe thote ky burri (serb, malok a mut verjani si te doni emrin) ne fund del qe eshte e vertete. Berisha po ben gam gam shume shpesh keto kohe, dhe kjo tregon qe varka e rames eshte shpuar gjithandej… dhe ska diskutim qe do mbytet shume shpejt.