Nëse ekipi juaj i preferuar nuk fiton prej disa kohësh, ndoshta është duke vuajtur nga ndonjë mallkim. Të paktën, kështu mendojnë në Afrikë për disa klube dhe për ta zgjidhur këtë problem, klubet paguajnë “magjistarë” për të bekuar fushën para nisjes së ndeshjes. Por, ndodh edhe si në videon më poshtë, kur magjistarët e të dy ekipeve kundërshtare nisin të rrahin njëri-tjetrin në fushë, duke shkaktuar çaste vërtet qesharake.