Spanja ka marrë një fitore të lehtë përballë përfaqësues së Turqisë duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen që u luajt në stadiumin e ” Stade de Nice”.
Një fitore e rëndësishme për spanjollët që arrijnë të kualifikohen për në fazën e 1/8-tave.
Kampionët në fuqi të europës nuk e kishin të vështirë përballë një Turqie e cila ishte pothuajse inekzistente në fushën e lojës duke mos e vënë për asnjë cast në rrezik portën e mbrojtur nga De Gea.
Spanjollët shënuan dy gola mjaft të shpejtë në harkun e 3-minutëve me Alvaro Moratën në të 34-tërt dhe Noliton në minutën e 37-të duke e siguruar fitoren që në pjesën e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë kur kishte vetëm 5-minuta lojë Spanja shënon sërish me Alvaro Moratën që shënoi golin e dytë dhe të tretin për përfaqësuesen e tij në këtë sfidë.
Pas kësaj fitoreje Spanja siguron matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër, ndërsa Turqia eleminohet pas kësaj humbje duke marrë dhe kontestimet e tifozave të saj për këtë paraqitje të dobët që bënë në “Euro 2016”.
Goli i dytë i Moratës
Goli i Nolitos
Goli i Moratës
gjakoset edhe njehere suma sunite nga i ”gjati” kristian me tre gunga,madje ne dite Ramazonit……………