Mbyllet ndeshja e grupit D, Spanjë-Turqi me rezultatin 3-0. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO

17 Qershor 2016, 22:50Sociale TEMA

Spanjë-Turqi është ndeshja e dytë grupit D, që do të luhet në impiantin “Stade de Nice”.

Një sfidë ku Spanja është favorite kryesore për të marrë pikët e plota që do ti siguronin kalimin për në fazën tjetër. Ndërsa dhe Turqia nuk kërkon të dalë pa pikë pasi do të shuante shanset për të shpresuar në kalimin e grupit.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Spanja: De Gea, Juanfran, Pique, Sergio Ramos, Jordi Alba, Fabregas, Busquets, Iniesta, Silva, Morata, Nolito

Turqia: Babacan, Gonul, Topal, Balta, Erkin, Tufan, Inan, Ozyakup, Calhanoglu, Yilmaz, Turan.

Mbyllet ndeshja e grupit D, Spanjë-Turqi me rezultatin 3-0

Minuta 89′, Rasti i parë i rrezikshëm për turqinë vjen në fundin e lojës me të Sahan i cili i vetëm përabllë De Geas godet jashtë

GOL!Nisje spektakolare për Spanjën që shënon sërish me anë të Alvaro Moratës që shënon golin e tretë dhe të dytin personal në këtë ndeshje

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja kombëtaret që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Minuta 37′, GOL! Nolito dyfishon rezultatin për Spanjën duke përfituar nga një top i kthyer gabim nga ana e mbrojtjes turke dhe i vetëm përballë portierit e dërgon topin në rrjetë

Minuta 34′,GOL! Alvaro Morata kalon në avantazh Spanjën pas një goditje perfekte me kokë

Minuta 28′, Kundërpërgjigjet menjëherë Spanja me Nolito që tenton nga distanca por topi i tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 26′, Tenton me anë të një goditje dënimi kombëtarja e Turqisë me Calhanoglu por jashtë kuadratit

Minuta 10′, Rrezikon Spanjë me anë të një kundërsulmi të rrezikshëm me Moratën që godet por ndalet nga shtylla

Janë ekzekutuar himnet kombëtare. Nis ndeshja me topin e nisur nga qendra nga ana e spanjollëve

3 komente në “Mbyllet ndeshja e grupit D, Spanjë-Turqi me rezultatin 3-0. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO”

  1. ariff says:

    Ja u zbathen breket osmanllinjve .

    1. I.Hoti says:

      Po grekerit tu pa breke gjithashtu, ku jane??? Nuk po bej koment se ku!

  2. Ramazoni says:

    ja dhe byrazeret e medhenj ,nuk po rrihen me dinjitet si byrazeret e vegjel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje