Mbyllet ndeshja e grupit D, Kroaci-Çeki me rezultatin 2-2. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO

17 Qershor 2016, 19:56Sociale TEMA

Çeki-Kroaci do të jetë ndeshja e rradhës në grupin D që do të luhet në impiantin e Saint Etienne.

Një ndeshje e cila pritet të dhurojë mjaft emocione ku përballet dy ekipe të cilat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky takim.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Kroacia: Subasic, Srna, Corluka, Vida, Strinic, Modric, Badelj, Brozovic, Rakitic, Perisic, Mandzukic

Çekia: Cech, Kaderabek, Hubnik, Sivok, Limbersky, Plasil, Krejci, Darida, Rosicky, Skalak, Lafata

Minuta 90’, GOL! Spektakolare Çekia duke barazuar rezultatin me anë të Necid I cili ekzekuton mjeshtërisht nga pika e bardhë e 11-metërishit duke barazpeshuar rezultatin

Ndërpritet për disa minuta ndeshja për shkak të hedhjes së tymseve dhe fishekzjarret që tifozat kroat kanë hedhur brenda fushës së lojës

Minuta 75’, GOL!Rihapet ndeshja, Çekia shkurton diferencat duke shënuar me anë të Milan Skoda që goditi saktë me kokë duke mposhtur portierin kroat

Minuta 66’, Mandzukic humbet rastin më të mirë për të shënuar golin e tretë ku I vetëm përballë portierit nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë

Minuta 59’, GOL! Ivan Rakitic dyfishon shifrat për Kroacinë pas një asisti perfekt të marrë nga Srna dhe I vetëm përballë portierit arrin të shënojë një gol mjaft të bukur

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Kroaci-Çeki me të dyja skuadrat që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Minuta 37′, GOL!Zhbllokohet rezultati, Kroacia kalon në epërsi falë një goli mjaft të bukur të realizuar nga Ivan Perisic. Në festë tifozeria kroate

Minuta 20’, Sërish Kroacia që shfaqet rrezikshëm në portën e Peter Cech, me Mandzukic I cili nuk godet saktë me kokëj. Ndërsa Perisic nuk arrin në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë me portën e boshatisur

Minuta 7’, Aksion i rrezikshëm i Kroacisë me Mandzukic që pason për Badelj, por gjuajtja e këtij të fundit përfundon jashtë kuadratit

Ka nisur ndeshja pas ekzekutimeve të himneve kombëtare të të dyja përfaqësuesve. Topi I parë nga qendra e luan Cekia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje