Ka përfunduar në mënyrë dramatike për Kroacinë sfida ndaj Çekisë që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.
Një barazim që vlen shumë për Çekinë që arriti të përmbysë rezultatin e dyfishtë të kroatëve, duke marrë një pikë mjaft të vlefshme.
Një 90-minutësh i cili dhuroi plot katër gola të parët që janë shënuar në këtë kampionat europian duke dhuruar emocione nga fillimi deri në fund të ndeshjes.
Pavarsisht se Kroacia arriti që të kalojë në avantazh të dyfishtë, Çekia besoi deri në fund për të marrë një rezultat pozitiv dhe ia doli.
Në minutën e 37-të Kroacia zhbllokoi rezultatin duke kaluar në epërsi falë një goli mjaft të bukur të realizuar nga ivan Perisic.
Goli i dytë për Kroatët erdhi në pjesën e dytë me anë të lojtarit që luan me skuadrën e Barcelonës Ivan Rakitic i cili i vetëm përballë portierit nuk fal duke i dhënë epërsinë e dyfishtë kombëtares së tij.
Kur të gjithë menduan se Çekia i kishte humbur shpresat për të marrë një rezultat pozitiv, në minutën e 75-të Milan Skoda rihap ndeshjen pas një goditje perfekte me kokë duke mos i dhënë asnjë shans portierit korat.
Drama nuk kishte mbaruar ende pasi në minutën e 93-të Necid ekzekuton mjeshtërisht nga pika e bardhë e 11-metërishit duke barazpeshuar rezultatin duke i dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij, ndërsa kroacia humbi rastin më të mirë për të siguruar kualifikimin që do të vendoset në ndeshjen e fundit.
Goli i Necid
Goli i Milan Skoda
Goli i Rakitic
Goli i Perisic