Martesa që 'xhelozoi' politikën shqiptare

18 Qershor 2016, 14:09Sociale TEMA

Në fillim Nëntori të vitit 2002, Fatos Nano, bëri një dasëm të madhe me miq e shokë, fill mbas divorcit me gruan e parë. Bukuroshja Xhoana, krijoi, thuhet, një xhelozi të madhe asokohe, ndaj shijeve femërore të Fatos Nanos.

Sepse ai, përmes edhe asaj martese, shënoi edhe një kulm të plotë të jetës së tij. Kryeministër, Kryetar i Partisë Socialiste, dhëndër i gëzuar dhe me një grua shumë më të re dhe më të gjatë, se ai. Një grua dukshëm shumë të bukur dhe me shije, një arësye e mjaftueshme kjo, për të xhelozuar “gjithë dynjanë” e atyre viteve. Por Fatos Nano e shijoi në mënyrë shpërfillëse cdo cast të gëzimit të vet shkruan portali “360grade”.

Sot, në prag të mospjesmarrjes së tij të deklaruar në Festën e 25 vjetorit të Partisë Socialiste që Fatos Nano themeloi, mjaft prej të kompleksuarve ndaj karierës së tij, kanë marrë kartë e penë dhe kanë filluar ta “denoncojnë”…

Martesa e tij dhe Xhoana bukuroshe, ishte vërtet një Ngjarje Bërtitëse në Shqipërinë gri të atyre viteve kur plagët e vitit të mallkuar ’97-’98, ishin ende ca njolla gjaku të sapo thara.

Fatos Nano jo vetëm që nuk e ushqeu konfliktin politik me Opozitën, por edhe bëri Marrëveshjen më serioze dhe më të ctensionuar, me ish Presidentin Berisha, armikun e vet më të egër dhe vetë burgosësin e tij.

Martesa e bujshme e Fatos Nanos me Xhoanën, e parë sot në një optikë të largët, ishte edhe ajo, një ftesë për të “Gëzuar Jetën”, edhe përtej politikës aq shumë vrastare dhe përcarëse të atyre viteve.

Një xhest personal, por njëkohësisht modernizues dhe që përtej xhelozive, transmetonte edhe mesazhin:
“Se jeta duhet shijuar!”

8 komente në “Martesa që ‘xhelozoi’ politikën shqiptare”

  1. Ledio says:

    Xhoana ish e dashura e nje oficeri te lart te zbulimit grek edhe e rekrutuar prej tyre. Droga e Xhoanes kalonte me autobuzet e linjes Tirane-Athine pa u kontrolluar fare. Martese spiunesh, tradhetaresh edhe drogaxhinjsh e lindur edhe e bekuar ne Athine.

    1. Amb....amerik...LU_dv says:

      Xheloze per nje ku…!
      Ku!Ku!

    2. majlinda says:

      Nuk ishte pune xhelozie, e mendoj, por Nano nje dembel, qejfli, aspak per pune per te bere ne nje shtet sic ishte Shqiperia e fillim viteve ‘2000, ai mbi varferine e shumices dermuese te Shqiptareve realizonte qejfet e tij, nuk kishte njeri zhelozi per jeten e tij private, nese ai do ndertonte nje Shqiperi te re mbas atyre viteve te zeza per kete popull, perkundrazi, ai e la me keq, nuk beri asgje pervec se denigroi njerezit qe punuan per te, dhe u be pale me saliun, ky njeri pervers nuk ka merituar kurre aq shume sa e Majta i mbajti vlerat, njeri pa asnje vlere per kete vend,

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Me të vërtetë
    XheloXhoi?

    Jo mor jo,
    XheloZheji !
    ?
    ?

  3. merushe says:

    Na e mbushi mendjen Zheji !

  4. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    E KUJT I PLASI TRAPI.
    NE DUHET TE SHOFIM PERPARA.
    SKEMI KOHE TE KTHEJM KOKEN MRAPA.
    NUK DUA TE VEJ FAJE POR 23 VJET JAN SHUME PER NJE VEND PREJ 3 MILJON .
    ME KOMPROMISIN MENDOJ SE EDHE TOSI KA NDIKUAR PER KEQ.
    NUK I LEHET SHTETI NJE ANTISHQIPTARI SI SALI QENI.
    RROFT SHQIPRIA PA BASTARD.

  5. Bardhi Tolabi says:

    Ne se jeta duhet shijuar duke nderuar grate dhe kjo quhet “moderne”,kurre mos na ardhte.Nje jete “moderne” e tille,ku nuk i behet jehone familjes te shendoshe,por kurverise per te “shijuar jeten”,seksin e dikujt tjeter duke lene bashkeshorten,eshte kthim tek Komuniteti Primitiv.Nuk jam i mbrapambetur,por lexoj dhi shikoj,se cfare ndodh ne kete bote,sa te qyteteruar aq edhe te prapambetur.Nje nga shembujt me te dallueshme jane sjelljet e krimineleve,biografite e te cileve flasin per femijeri te tyre,jashte kujdesit te familjes,me prinder te divorcuar e pa kujdesin e tyre EE gjithe kjo i detyron ata ti hyjne rrugeve te gabuara per te mbijetuare.Te tille ka ne boten “moderne” por dhe ne boten islame.Ne kete te dyten ka dhe nje fenomen tjeter ate te “ndershmerise” bashkeshortore.Ne kete boten islamike,mbulimi i grava me ferexhe,per te mos i pare fytyren dikush tjeter pervec bashkeshortit dhe familjes,nuk ka bere gje tjeter vecse ka stimuluar seksizmin.Kush e dallon se me ke shoqerohet nje femer apo nje mashkull,kur partnerja eshte e mbuluar me ferexhe?Kush e mban mend filmin me Zhaden e beson ate c’ka them me lart.
    Keto jane ne pergjithesi,por shume me te renda jane kur kryhen prej njerezve te veshur me pushtet apo te mbytur ne para.Per te tillet edhe sakat te jesh,i shemtuari i dynjase te jesh,i moshuar e pa dhembe ne goje,mund te marresh top modele nga me seskset e botes. Keto te tillat,nuk i gezohen “seksit” me nje te tille,bile e bejne me neveri ate,por i gezohen qejfit qe do bejne dhe pasurine qe do trashegojne prej tyre me dike tjeter,te bukur e hamshor te denje per moshen e tyre,kur te kete kaluar ne boten tjeter “dashnori i perveluar” i tyre

  6. aqifi says:

    Po leje tjetrin ne jeten e tij private,se nuk ka nevoje qe ti besh shume reklame ketyre lidhjeve,se nuk po dime se ku eshte morali i kesaj fabule alla Zheji,se nje shprehje e vjter thoshte /nusja e re per shoke dhe misri i vone per lope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje