Mbyllet ndeshja e grupit F, Portugali-Austri me rezultatin 0-0. Të gjitha rastet e ndeshjes me VIDEO

18 Qershor 2016, 22:49Sociale TEMA

Portugali-Austri është ndeshja e dytë në grupin F, që do të luhet në “Parc des Princes”.

Në këtë sfidë Portugalia do të kërkojë të marrë tre pikët e para pas barazimit që bëri ndaj Islandës në ndeshjen e parë.

Ndërsa dhe Austria kërkon që të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje pasi do të eleminohej direkt nga grupi.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare

Portugalia: Patricio; Vierinha, Pepe, R.Carvalho, Guerreiro; Moutinho, Gomes, Ë.Carvalho; Nani, Quaresma, Ronaldo

Austria: Almer; Klein, Hinteregger, Prodl, Fuchs; Harnik, Baumgartlinger, Islanker, Alaba, Sabitzer; Arnautovic

Minuta 85′, Shënon Kristiano Ronaldo por goli i tij është i pavlefshëm pasi ndodhej në pozicion jashtë loje

Minuta 79′, Shtylla ndal Ronaldon për ti dhënë epërsinë kombëtares së tij, duke gabuar nga pika e bardhë e 11-metërisht

Minuta 54′, Kristiano Ronaldo i afrohet sërish golit të avantazhit duke pasur dy raste të arta por ndalet mrekullisht nga portieri Almer

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me skuadrat që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

Portugali-Austri, mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Minuta 28′, Shtylla ndalon Luis Nanin të kalojë në avantazh Portugalinë e cila është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të golit

Minuta 21′, Kristiano Ronaldo nuk arrin të gjejë dot golin e avantazhit pasi topi i gjuajtur prej tij kalon gjitur me shtyllën pingule

Minuta 12′, Kundersulm i rrezikshëm i Potugezve, fillimisht Luis Nani që i vetëm përballë portierit nuk e dërgon topin në rrjetë, dhe Vierinha që godet nga distaca por sërish Almer mban të paprekur portën e tij

Minuta 2′, Rast i artë për Austrinë për të kaluar në avantazh me Sabitzer i cili i vetëm përballë portierit nuk godet saktë me kokë

Janë ekzekutuar himnet e përfaqësuesve. Nis ndeshja me topin e parë të luajtur nga ana e skuadrës së Portugalis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje