Një nga kombëtaret surprizë të këtij eventi, Islanda, nuk arriti dot që të marrë fitoren e parë në histori në një kampionat europian.
Debutuesit e “Euro 2016” u ndëshkuan në minutën e fundit të ndeshjes ,duke humbur shansin që të marrin tre pikë me të cilat mund të hidhnin hapin e sigurtë në fazën e 1/8-tave.
Islanda kaloi e para në avantazh me anë të Sigurdsson në minutën e 40-të i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh.
Në pjesën e dytë Islanda e uli ritmin e lojës duke u zhvendosur në mbrojtje për të ruajtur avantazhit. Mbrojtja e rezultatit zgjati deri në minutën e 88-të kur Hungaria bëri një aksion perfekt me Nikolic që kroson në zonë dhe Saevarsson e dërgon topin në rrjetën e tij duke shënuar një autogol.
Një barazim që i shkon më shumë në favor skuadrës së Hungarisë e cila ngjitet në kuotën e katër pikëve, ndërsa Islanda ka dy pikë pas dy barazimeve.
Autogoli i Saevarsson
Goli i Sigurdsson