Belgjikë-Irlandë është ndeshja e rradhës në grupin E që po luhet në stadiumin e Bordeux.
Një ndeshje që ku të dyja skuadrat do të kërkojnë që të marrin fitoren, me Belgjikën që është më favorite se Irlandezët
Më poshtë do të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet Zyrtare
Belgium: Courtois; Meunier, Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Dembélé, Witsel; De Bruyne, Carrasco, Hazard; Lukaku
Ireland: Randolph; Coleman, Clark, O’Shea, Ward; Hendrick, Whelan, McCarthy, Brady; Hoolahan; Long
Minuta 70′, GOL! E papërmbajshme Belgjika. Romelu Lukaku shënon golin e tretë për përfaqësuesen e tij dhe të dytin personal.
Minuta 61′,GOL! Vitsel realizon golin e dytë për Belgjikën duke i dhënë epërsinë e dyfishtë kombëtares së tij. Në festë tifozeria belge
GOL! E nis me gol këtë pjesë të dytë skuadra e Belgjikës duke kaluar në avantazh me anë të Romelu Lukaku i cili godet saktë nga 16-metra duke mposhtur portierin Irlandez
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja skuadrat që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin e barabartë 0-0
Minuta 24′, Sërish Belgjika që rrezikon me anë të një kundërsulmi me Carrasco që shënon por është në pozicion jashtë loje
Minuta 21′, Eden Hazard pranë golit të avantazhit por gjuajtja e tij kalon ngjitur me tranversën