Shqipëria mundi Rumaninë dhe tashmë pret ndeshjet e kundërshtarëve që do të luajnë ndeshjet e fundit në grupe. Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë, por nëse renditen në më të mirat që kalojnë turin në 1/8 e finales do ta priste një kundërshtar tejet i fortë.
Si e treta nga grupi A, kuqezinjtë do të duhej të takoheshin me vendin e parë të grupit C, në të cilin me gjasë mund të përfundojë Gjermania, ose Polonia që ndodhet me pikë të njëjta me gjermanët.
Kundërshtari tjetër është lideri i grupit B, që momentalisht kryesohet nga Anglia. Anglezët me shumë gjasë mund të përfundojnë në vendin e parë. Pra, e treta e grupit A (gjithnjë nëse kualifikohet), luan me liderin e Grupit B ose C.
Kush pyet per Ingliterren apo Jermanin…
po kaluam matane!
Do ti veme poshte, qe te ndeshemi prape me Frengjt dhe tua tregojme sa vlen lafsha e Gjelave perballe kreshtes se Shqipes!
Parkoni autobusin edhe kush do që të na bjerë do ta ketë shumë të vështirë për të shënuar.
Kur vendoset përfundimisht se me kë na takon të luajmë, në qoftë se kualifikohemi për më tej?
Shanset e Shqiperise:
Grupi B
Humbet Slowakia me tre gola diference dhe nuk humbet Uells.
Humbet Slowakia me cdo rezultat dhe fiton Rusia me se paku tre gola diference.
Grupi C
Fiton Gjermania me se paku kater gola diference. Cdo rezultat tjeter nuk na favorizon.
Grupi D
Ceki e Turqi barazojne ose fiton Turqia, por jo me shume se nje gol diference. Ndalohet fitorja e Cekise.
Grupi E
Suedia dhe Irlanda barazojne ose humbin. Cdo rezultat tjeter eshte I pafavorshem.
Grupi F
I vetmi rezultat qe kualifikon Shqiperine eshte humbja e Portugalise. Cdo rezultat tjeter eshte I pafavorshem.
Kundra Anglise. Me Gjermanine ndeshemi ne Finale.
Forca Kuq e Zi
Me gjermanine dhe sllovaki/wellsin
Anglia nuk e ze vendin e pare.