De Biasi: Do telefonoj Conten për ndihmë

20 Qershor 2016, 19:45Sport TEMA

Me përfshirjen e Italisë në skenarin e ecurisë së Shqipërisë në këtë europian, mediat italiane i kushtojnë një vëmendje të madhe skuadrës së Gianni De Biasit, duke kërkuar mendimin e trajnerit kuqezi për sfidën e Italisë kundër Irlandës. Në një lidhje telefonike për radion 24, De Biasi e pranon se ndihma e Italisë do të jetë shumë e rëndësishme në fatin e këtij europiani për Shqipërinë.

“A do të telefonoj Conten për t’i kërkuar ndihmë? Me jepni numrin dhe do ta telefonoj menjëherë”, u përgjigj 60-vjeçari i stolit shqiptar, duke vënë theksin në marrëdhëniet shumë të mira që ai ka me homologun e tij në stolin e kaltër.

“Tre pikët e fituara mund të na mjaftojnë për të kaluar në fazën tjetër por sido që të shkojë zhvilluam një europian pozitiv me tre ndeshje shumë të mira. Ironia e fatit është që ndaj Rumanisë patëm më pak raste se dy takimet e para ku paguam pak edhe presionin. I dimë limitet tona dhe kjo është forca jonë e madhe në këtë kompeticion”, shton De Biasi, raporton Supersport. Në fund të intervistës, ai thekson se diferencat mes skuadrave janë ngushtuar dhe një ndeshje mund të vendoset nga lojtarët e mëdhenj.

1 komente në “De Biasi: Do telefonoj Conten për ndihmë”

  1. Agimi says:

    E beme edhe kete shqipetare, do te fuse mik per te kaluar ne fazen tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje