Me sytë nga Anglia dhe Uellsi! Si kualifikohet Shqipëria

20 Qershor 2016, 13:08Sport TEMA

Shqiperia do te prese edhe rezultatet e ndeshjeve ne tre ditet e ardhshme per te pare nese eshte njera nga kater skuadrat e renditura ne vendin e trete qe kualifikohen

Por cilat kombinime e kualifikojne Shqiperine?

GRUPI B

Kuqezinjte do te jene perpara ekranit duke nisur nga dita e sotme. Anglia me 4 pike luan me Sllovakine me 3 pike dhe per Shqiperine do te duhej nje rezultat 3­-0 per anglezet. Ndersa ne ndeshjen tjeter mes Uellsit me 3 pike dhe Rusise me 1 pike do te duhej nje fitore ose barazim i Uellsit ose nje fitore e Rusise me rezultatin 3-­0.

GRUPI C

Gjermania me 4 pike luan ndeshjen e fundit me Irlanden e Veriut me 3 pike dhe do te duhet te pakten nje fitore 4-­0 e gjermaneve qe Irlanda te kete nje golavarazh me te keq se Shqiperia. Ndersa ne ndeshjen tjeter duhet nje fitore ose te pakten barazim i Polonise me 4 pike me Ukrainen qe ska asnje pike.

GRUPI D

Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacine dhe dy skuadrat kane njera 6 dhe tjetra 4 pike. Sido qe te dale ky takim, nuk ka ndikim per Shqiperine. Me interes eshte ndeshja tjeter mes Cekise qe ka 1 pike dhe Turqise 0. Per Shqiperine do te duhej nje barazim i tyre ne rastin me te mire dhe ne rastin me te keq nje fitore e Turqise 1-­0.

GRUPI E

Italia me 6 pike luan me Irlanden e vendit te fundit dhe nje fitore e axurreve ose nje barazim do ti vlente Shqiperise per shkak se Irlanda ka vetem nje pike. Me interes eshte edhe ndeshja mes Belgjikes me 3 pike dhe Suedise me 1 pike. Per Shqiperine do te duhej nje fitore e belgeve ose nje barazim, raporton Panorama Sport.

GRUPI F

Hungaria qe ka 4 pike perballet me Portugaline me 2 pike dhe per Shqiperine rezultati me i mire do te ishte fitorja e hungarezeve. Ndersa ne ndeshjen tjeter fitorja e Islandes ose Austrise nuk do te ndikonte ne ecurine e Shqiperise.

9 komente në “Me sytë nga Anglia dhe Uellsi! Si kualifikohet Shqipëria”

  1. Tiranare says:

    Grupi B
    Kushti I pare dhe I vetem humbja e Sllovakise. Ky kusht duhet te shoqerohet me njerin nga nen kushtet.
    Nenkushti 1: Sllovakia humbet 0-3 dhe Rusia nuk fiton.
    Nenkushti2: ose Slovakia humbet me cdo rezultat dhe Rusia fiton me te pakten 3-0.

    Grupi C
    Kushti I vetem Gjermania fiton se paku 3-0.

    Grupi D

    Turqi Ceki barazim ose fitore e Turqise jo me shume se 1 gol diference.

    Grupi E

    Italia dhe Belgjika fitojne ose barazojne.

    Griping F

    Humbet Portugalia

    1. VK says:

      Gjermania duhet te fitoje te pakten 4-0 sepse me 3-0 prape jane me mire se pasi kane bere me shume gola.

      1. Tiranare says:

        Po Gjermania duhet te fitoje se paku 4-0. Gabimi im

  2. greku i mire says:

    Jo per gje po Shqiperia nuk kualifikohet

    1. Tani says:

      E me mire ska problem. Meqe ra fjala; pogreqia kualifikohet?

  3. mirel says:

    E pamundur. Mblidhni mendjen dhe mjaftohuni me fitoren ndaj Rumanise

    1. albani says:

      Mirel,
      ne dukje te pare ashtu duket,mirepo kemi shance.
      Mendo qe vetem barazimi i Cekise me Turqine dhe fitorja e Italianeve dhe e Belgeve ndaj Irlandezeve dhe Suedezeve na kualifikon direkt.
      Kjo eshte dhe me e mundshmja qe te ndodhe,(dhe ne qofte se fiton Turqia me nje gol diference,prape kualifikohemi).

  4. Kosovari i revoltuar says:

    Edhe futbolli po RILINDE . Kombetarja RILINDI.!

  5. enter"" says:

    Ore, hiqini shpresat, SHqiperia nuk kualifikohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje