“La Repubblicca”: Shqipëria, orgazmë, ankth, gjak dhe arenë

20 Qershor 2016, 11:37Sport TEMA
“La Repubblicca”: Shqipëria, orgazmë, ankth, gjak dhe

Nje nder gazetat me te medha italiane, La Repubblicca ka bere nje kronike te detajuar te ndeshjes se Shqiperise me Rumanine. “Mamma mia çfarë emocioni!”, shkruan gazeta italiane per momentin kur Sadiku mposht portierin rumun.

”Do të ishte vërtetë bukur të ishe shqiptar në një natë si kjo, vetëm për të provuar emocionin e kësaj here të parë, kësaj historie të pabesueshme futbolli dhe njerëzish. Do të ishte bukur edhe të ishe Gianni De Biasi, i cili i ka sjellë deri këtu dhe tani do të ketë mirënjohjen e përjetshme të një populli të tërë, sepse Shqipëria në Lion ka shënuar golin e parë dhe ka fituar ndeshjen e parë në një turne të madh, si dhe ka mundur Rumaninë për herë të parë pas 68 vitesh, gjë e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë në një ndeshje zyrtare.

Dhe e ka bërë me një gol të Armando Sadikut, një sulmues që luan tek Vaduzi, skuadër e Lihtenshteinit. Dhe ndoshta me kaq kemi thënë gjithçka. Por ka edhe shumë të tjera. De Biasi ka çuar në vendin e tretë në grup, me shpresa kualifikimi për të tetat, një skuadër që përveç Berishës (Lacio) dhe Hysajt (Napoli), nuk ka luajtur në skuadra të nivelit europian, ka një mbrojtës të majtë si Agolli që luan në Azerbajxhan, Basha që luan tek Komo, Memushaj, më i miri nga të gjithë, që ka një jetë në Itali por nuk ka luajtur në Serinë A, aktualisht tek Peskara.

E megjithatë ia dalin, të mbështetur nga një publik i jashtëzakonshëm, një shenjë e kuqe dashurie që ndez stadiumin, ndërkohë që rumunët bëjnë një figurë të keqe edhe me tifozët, të cilët hedhin tymyese edhe kur këndohet himni i tyre, por edhe pas 1-0.

Eshtë një frymëzim i vërtetë, Shqipëria e De Biasit. Eshtë pasion dhe orgazmë, ankth, gjak dhe arenë, fitore ose vdekje, siç kishte thënë vetë tekniku para ndeshjes. Jeton me momente shpërthyese, kundërsulme rrufe me tre prekje, dhe shpresojmë tek zotat që dikush do të jetë në gjendje ta fusë topin brenda, sepse për këtë nuk ka siguri, përkundrazi.

Kundër rumunëve e nisin shumë keq, sepse emocioni i shtrëngon në fyt dhe nuk i lë të lëvizin këmbët. Rumania gjen goditjen nga jashtë zone, katër herë në 18 minuta, por shënjestra është e dobët, vetëm

Rindërtimi i sipërmarrjes historike të Shqipërisë lind prej këtu, nga këto dobësi që ndreqen menjëherë, që dalëngadalë shndërrohen në forcë, sapo mendja pastrohet prej toksinave: rreziku ka kaluar, rumunët duken të ngathët e të lodhur, tani të provojmë. Dhe vjen kështu rasti i parë, kundërsulm shumë i shpejtë i nisur nga Sadiku, por Lenjani, i vetëm në shtyllën e dytë, e ngre topin me pesë  metra. E pabesueshme. Për momentin kanë kuptuar se ka jetë, që mund të hyjnë. E provon sërish Memushaj në minutën 35, gjen portierin, dhe pak më pas Basha godet sërish mbi shtyllë. Në bankinë, De Biasi “ha bar” prej zemërimit. Por tashmë jemi aty, dhe në minutën 43 Memushaj gjen në zonë Sadikun, në mënyrë të përsosur. Tatarusanu bën një dalje të tmerrshme, del bosh, Sadiku shënon. Mamma mia çfarë emocioni! Nga ai moment e tutje do të jetë e gjitha llogore, në një pjesë të dytë ku forca u ka rënë të gjithëve, mbi të gjitha rumunëve, të cilët gjejnë një traversë me Andone, por në fund vetëm gudulisin.

Në shtëpi Rumania, siç është e drejtë të ndodhë, për t’i lënë rrugë shqiptarëve, të udhëhequr nga një italian i cili tashmë është njëri prej tyre, dhe e këndon himnin shqiptar gjithë lezet,  përmendësh./ Bota.al

 

10 komente në ““La Repubblicca”: Shqipëria, orgazmë, ankth, gjak dhe arenë”

  1. Vizioner says:

    Shume bukur, emocionuese!

  2. Haaaaa says:

    Ke shpenzuar per floket,moj vajze,por e pare te shpenzoje per dhembet KATARROC!

    1. gallata says:

      hahahahahahahah

  3. Toni says:

    Gjynah me ja ngrene hakun… Edhe keto dyja kokrrat e baxhellave qenkan

  4. enter"" says:

    Se di pse po ato vajzat sma mbushin mendjen per shqiptare
    Gjithsesi, shume te shemtuara, si gerdalla

    1. tu pi kafe says:

      keshtu mendoj edhe une. sduken si shqiptare.

  5. Bazarhesap says:

    Paskan bo pushim sot spaskan dal te semaforet (foto1)!!!

    1. Ilirjan says:

      Duken ai kurva greke apo baxhella serbe me thene te. Drejten.

      Jane jevgjite shqipfolese, jo shqiptare.

  6. Raimond vlonjati says:

    Shkrim shum emocional , brilant, , Edhe vajzat ne foto shum bukur .

    Dhe si gjithmone , kurdohere qe nderton nje shpi te bukur , do kesh aty prane edhe halenre , qe ketu shprehet me komentet e ketyre qelbesirave me siper

  7. Harroni hallet per 1 moment says:

    Shume mire bejne qe festojne Ju vafte mbare
    Le te shkeputemi nga politika dhe gazetat per nje moment dhe te harrojme vuajtjet menjane
    Raste te tilla sa me shume
    Te mos shohim saliqenin ne tv qe ka neveritur cdo njeri pervec Lulushes dhe nishanit te UDBse
    Fitorja me e madhe per cdo shqiptar do jete
    Reforma ne Drejtesi
    Forca Rama behu De Biasi dyte per fitoren e dyte te
    Kombit Shqipetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje