Nga pasaportat diplomatike te premio, Duka: Çfarë na ka premtuar Rama

20 Qershor 2016, 09:16Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit pritet të ‘hapë thesin’ e shpërblimeve nëse Kombëtarja kualifikohet për në 1/8-t e finaleve në Europian.

Në një prononcim pas fitores që Shqipëria arriti ndaj Rumanisë (0-1), kreu i FSHF-së tha se shpërblime për kuqezinjtë pritet të japë edhe Qeveria.

I pyetur nëse Kombëtarja do të përfitojë rreth 2.5 mln euro nëse kualifikohet, Duka zbuloi edhe një premio që pritet të japë Kryeministri Edi Rama.

“Ekipi do marrë premio, Rama do japë premio. Ia ka premtuar, pasaporta diplomatike. Nuk besoj se ka ambasadorë më të mirë se këta. Këta janë ambasadorë edhe pa pasaportë, por kryeministri do i bëjë me pasaportë”,-tha Duka.

Ndëra u shpreh i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në tri ndeshjet e luajtura në finalet e një europiani.

“Kjo e sotmja ishte finalja e një gjëjë të mirë deri tani. Dëshirojmë shumë të rrimë në Francë. Për mua ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme. Shumë shqiptarë kam pa në stadium. Nga Tirana, Nju Jorku më kanë dërguar video të bukura. Cunat vërtetë kanë vuajtur. Kanë pasur stres dhe unë i falënderoj nga zemra”,-tha Duka për “Supersport”.

3 komente në “Nga pasaportat diplomatike te premio, Duka: Çfarë na ka premtuar Rama”

  1. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

    Sa te zgjuar.Edi si ka dhene MeroBazes per kontributin e tij politik dhe mbeshtetjen pa rezerva te Likes.

  2. baftjar trahanaja says:

    a do shpallen heronj kombtar pas skenderbeut kta?!

  3. Moni says:

    Ne ua dhente Nishani. Te gjitha gazetat e huaja dhe shqiptare sot me tituj te medhenj festonin fitoren e kombatares tone, vetem gazetat serbe dhe ato te PD-se nxinin dhe nuk jepnin asnje lajm. Se mos thoni se rrej. Shikojini vete Fahri Ballistat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje