Reagimi i Canës kur De Biasi i njofton lënien jashtë formacionit

20 Qershor 2016, 09:40Sport TEMA

Gjithë tifozëve u bëri përshtypje lënia jashtë formacionit e Lorik Canës në ndeshjen e djeshme.

Por trajneri De Biasi ka shpjeguar pse e mori këtë vendim, dhe reagimin e kapitetin.

Në pyetjen gjatë konferencës për shtyp ai u përgjigj duke arsyetuar vendimin e tij.

“Po, ishte zgjdhje e vështirë për mua. I thashë atij se nuk dua të ndryshoj shumë skuadrën nga ndeshja me Francën”, deklaroi De Biasi.

E pyeta Lorikun për sakrificën dhe ai ishte shumë bujar. Ai është lider, njeri i skuadrës. Më duhet ta komplimentoj për qëndrimin dhe sjelljen e tij”, shtoi italiani.

6 komente në “Reagimi i Canës kur De Biasi i njofton lënien jashtë formacionit”

  1. Ani says:

    Futbolli po i jep Shqiperise ate c’askush dhe asgje tjeter nuk ja ka dhene, Krenari, Respekt, Kenaqsi dhe se fundmi edhe nje leksion prej lideri si ky i Canes qe realisht eshte i vetedijshem se cili mund te te jete kontributi i tij me i mire per te synuar suksesin. Ndaj ky xhest eshte nje tjeter leksion qe duhet tja dijme per nder ketij ekipi, leksion qe nuk di nese politika zullumqare e Tiranes di ta lexoj dhe te kuptoj qe vlera nuk eshte te ato postet e perjeteshme qe kapin dhe lidhen me zinxhir mbas tyre duke komplotuar, mekatuar dhe shkatruar por tek ky xhest i Canes qe padiskutim e shendron ate ne nje lider akoma edhe me te forte te ketij ekipi. BRAVO CANA!!!!! SUKSESE SHQIPERIA!!!!!!!

    1. dak ulqini says:

      Shum dakort Ani. Ky dyhet te jete mentaliteti yne jo vetem ne futboll, por ne te gjitha aspektet e jetes se shoqerise shqiptare. Nje sjellje europiane qe na e ngren koken lart e te shikojm te tjeret nga lart. Mesoni popull nga nje top e jo nga zullumqaret qe per 24 vite na e nxine faqen.
      Bravo Kombetare BRAVO TIFOZEVE KUQ E ZI te Shqiptarise.

  2. artur says:

    Cana tregoi edhe njehere qe eshte udheheqes i vertet,mbi te gjitha e mira e perbashket!Eshte per tu marre shembull nga te gjithe(ne vecanti nga politikanet)Lider ne cdo aspekt,ne fushen e blerte,ne ambientet sportive dhe ne jete.Ishte i pari qe tha gjaku nuk nderrohet e mbas tij ndoqen te tjeret,dha shembullin me te mire qe kur koha dhe mundesite te lene duhet te largohesh me koken lart dhe me mirenjohjen e te gjithe shqiptareve.Faleminderit Lorik!

  3. Sul Pumi says:

    Na bete krenare , more djema , qe gjithe bota e mesoi dhe e njofi , qe egziston nje Shqiperi . Ju jeni AMBASADORET tane . MIRENJOHJE ,RRESPEKT e FALEMINDERIT:

    1. Ilirjan says:

      Bota e njef shqiperine o shok se le nam.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Nje vendim I duhur I De Biasit… Brravo Cana..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje