KLASIFIKIMI I GRUPIT C/ Gjermania dhe Polonia kalojnë në raundin tjetër

21 Qershor 2016, 20:03Sport TEMA

Kanë mbaruar dhe dy ndeshjet e fundit të grupit C, ku bëjnë pjesë Gjermania, Irlanda e Veriut, Polonia dhe Ukraina.

Në sfidën e luajtur mes Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut, “pancerat” fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe pse rastet për të shënuar një goleadë ishin shumë të mëdha.

Një mori rastesh për gjermanët të cilët u ndalën si nga shtylla ashtu dhe nga portiere McGovern I cili ishte heroi I Irlandës duke I shpëtuar nga disa gola të sigurtë.

Pas kësaj fitoreje Gjermania kalon në fazën tjetër  bashkë me skuadrën e Polonisë e cila fitoi përballë Ukrainës me rezultatin 1-0.

Jakub Blaszczykowski I dha fitoren polakëve që tashmë janë në fazën tjetër të “Euro 2016”.

Ndërkohë Irlanda e Veriut ka ende shanse për të kaluar në fazën tjetër, ndërsa shanset për Shqipërinë bien pasi kuqezinjve i interesonte një fitore 4-0 e Gjermanisë përballë Irlandës, por duhet te presim sfidat e tjera.

Klasfikimi Grupit C

 

Goli i Mario Gomez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje