Alvaro Morata është goditja e parë në merkaton e kësaj vere për skuadrën e Realit të Madridit.
Sulmuesi që është duke luajtur më kombëtaren Spanjolle në “Euro 2016” është rikthyer sërish tek madrilenët që kanë bërë riblerjen për sulmuesin e tyre.
Reali I Madridit e ka rikthyer sërish Moratën në “Santiago Bernabeo” duke paguar një klauzolë prej 23 milionë eurosh.
Morata ishte gjithashtu dhe objektivi I dy skuadrave angleze si Arsenali dhe Chelsea që kërkon ta afronin spanjollin në skuadrën e tyre.
Momentalisht 23-vjecari është duke luajtur në kamopionatin europian me përfaqësuesen e Spanjës ku ka arritur të realizojë dhe dy gola.