Lojtarët e Kombëtares shqiptare, krahas suksesit dhe elozheve të pafundme që morën nga tifozët shqiptarë dhe mediat botërore, nga ky Europian do të dalin edhe me “xhepat” plot. Pak orë pasi ia komunikoi përmes telefonit në dhomat e zhveshjes, Kryeministri Rama ka firmosur vendimin e qeverisë që shpërblen me 1 milion euro ekipin kombëtar.
Vendimi i qeverisë për të shpërblyer ekipin kombëtar erdhi pas fitores së parë historike që Kombëtarja shqiptare e futbollit realizoi ndaj Rumanisë të dielën në Lion të Francës. Në vendimin e qeverisë, të firmosur nga kreu i qeverisë Rama, thuhet se fondi prej 1 milion eurosh ka kaluar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me qëllim shpërblimin e ekipit kombëtar të futbollit.
Fondi i është bashkangjitur buxhetit për vitin 2016 të Ministrisë së Arsimit, duke u shtuar si “shpenzim korent”. Kundërvlefta në lekë e këtij fondi do t’i akordohet në formën e transfertës Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u përdorur për shpërblimin e futbollistëve. Shpenzimet për këtë shpërblim të Kombëtares do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi, që nga dita e djeshme. Por vlera monetare që secili prej futbollistëve dhe i gjithë stafi i Kombëtares do të përfitojnë nga qeveria nuk do të jetë i vetmi.
Në komunikimin telefonik që pati me përfaqësuesen kombëtare menjëherë pas ndeshjes me Rumaninë, Kryeministri Rama premtoi se do të akordojë pasaporta diplomatike për të gjithë Kombëtaren. “E para e punës, që nga Presidenti Duka deri te ndihmësi më i thjeshtë, keni të gjithë pasaporta diplomatike. Mirënjohje!”, kanë qenë fjalët e para të Ramës për djemtë e Kombëtares.
Federata
Goli historik i sulmuesit Armando Sadiku ndaj Rumanisë, i cili i dha edhe fitoren e parë Kombëtares shqiptare në një Europian, do të marrë një shpërblim të majmë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Krahas shpërblimit të dhënë nga Qeveria shqiptare në vlerën e 1 milion eurove, Federata do të shpërblejë Kombëtaren me 2 milionë euro të tjera. Vendimi për këtë sukses u është komunikuar edhe vetë futbollistëve. Falë fitores së Kombëtares ndaj Rumanisë, Federata Kombëtare e Futbollit do të përfitojë 1.5 milionë euro që UEFA i jep për çdo fitore në fazën e grupeve, raporton Panorama.
Ndërkaq, nëse Shqipëria do të arrijë të kalojë grupet, duke u shpallur si një nga 4 të tretat më të mira, Federata Shqiptare e Futbollit do të shpërblehet edhe me 10 milionë euro të tjera. Nëse kjo gjë ndodh, sigurisht që edhe premiot e tjera për lojtarët e Kombëtares pritet të mos mungojnë.
E meritojne
Bravoooo ,e meritojne .
O koqe gazetar.Me konkurs te kane marre aty.Per cdo fitore UEFA jep vetem 1 milion euro qofsh Shqiperia qofsh Gjermania dhe jo 1.5.Kurse kalimi ne 16 te jep vetem 3 milion shtese pra gjithsej FSHF do te marre 10 milion euro po kaluam si e teta me e mire.Po te heqesh edhe gjobat qe do marri do jene me pak se 10 milion euro
Ti kthejne mbrapsht dhe tua japing te varferve
Mos me te varfer ti nenkupton jevgjitet e greqise qe po kalojne momentet e tyre me te veshtira?