Anglia dhe Sllovakia do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit në grupin B, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Saint-Etienne.
Një ndeshje ku Angila është me e favorizuar për të marrë tre pikët, të cilat do t’i jepnin kualifikimin direkt për në fazën e 1/8-tave.
Gjithashtu dhe Sllovakia nuk kërkon të dalë e humbur nga ky takim pasi ka ende shpresa të mëdha për të kaluar grupin.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet minutë pas minute të kësaj ndeshje.
Formacionet Zyrtare
Anglia: Hart, Clyne, Cahill, Smalling, Bertrand, Dier, Henderson, Ëilshere, Lallana, Vardy, Sturridge
Sllovakia: Kozacik, Hubocan, Pekarik, Durica, Skrtel, Kucka, Pecovsky, Hamsik, Ëeiss, Mak, Duda
Mbyllet ndeshja e grupit B, Angli-Sllovaki me rezultatin 0-0
Minuta 60′, Skërtel shpëton mrekullisht Sllovakinë nga pësimi i golit duke larguar topin mbi vijën fatale
Minuta 52′, Sllovakia shumë pranë golit të avantazhit pas një gabimi të Smolling por Hart tregohet i vëmëndshëm
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja skuadrat që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Angli-Sllovaki, mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0
Minuta 16′, Vardi humbet rastin më të mirë për të kaluar anglinë në avantazh, ku i vetëm përballë portierit nuk e dërgon dot topin në rrjetë
Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja kombëtareveve. Nis ndeshja me topin e nisur nga ana e Sllovakisë
Nje loje e vdekur dhe pa asnje emocion