Kthesa e beftë! Ja sondazhi i fundit për Brexit

21 Qershor 2016, 15:34Bota TEMA

“Leave or Remain?”, “Largohu apo Qendro?”, kjo është dilema e miliona britanikëve.

Por një sondazh i fundit ka befasuar mbi dëshirëne britanikëve.

Deri para pak ditësh kishte një balancë mes dy qendrimeve, që ka ndryshuar ndjeshëm.

Sipas një sondazhi të fundit fiton “Qendro” me 7 përqind më shumë.

Në sondazhin e publikuar nga “Telegraph”, 53 përqind janë për “Qendro” ndërsa 46 përqind janë për “Largohu”.

Të pavendosurit janë vetëm 2 përqind duke mos ndryshuar asgjë në vendimin final.

Sipas ekspertëve vrasja e deputetes Jo Cox që luftonte për qendrimin në BE ka ndikuar shumë në ndryshimin e mendimit të britanikë.

Megjithatë deri në referendumin që mbahët pasnesër gjithçka mund të ndryshojë.

3 komente në “Kthesa e beftë! Ja sondazhi i fundit për Brexit”

  1. england says:

    Britaniket jane mjaftueshem te zgjuar per te zgjedhur drejtimin e duhur,ata nuk kane komplekse dhe presion ne kete referendum,votojne pa emocione dhe jane te bindur ne voten e tyre,por nga ana tjeter edhe kryeministri David Cameron ka bere nje prezantim fantastik te ndikimit te daljes nga euro,dhe nje fushate shume sqaruese perballe sfidantit mashtrues Nigel Farage te partise UKIP.
    David Cameron pervec simpatizanteve te vet,ka me vete dhe Laburistet e Jeremy Corbin qe do votojne gjithashtu remain,megjithese kane ide dhe programe krejt te ndryshme ne politikat e brendshme,pa lene menjane dhe partine e gjelbert te drejtuar nga Natalie Bennett.
    Nigel Farage eshte nje racist i ndyre qe diskriminon me cdo mjet te huajt dhe kerkon masa te rrepta kunder cdo emigranti qe jeton ne UK,nderkohe qe gruaja e tij eshte Gjermane pra e ardhur ne Angli,ne nje nga pyetjet e kesaj fushate zgjedhjesh nje studente i tha se si ju z.Farage jeni per dalje nga bashkimi evropian te Anglise,kur jo me larg se nje vit me pare i kerkonit Skocise te votonin te ishin pjese e Britanise se madhe pasi sipas jush te jesh i vetem ne “lufte” je me i ekspozuar dhe vurnerabel,nderkohe qe po ju vete kerkoni ta shkepusni Angline nga familja Evropiane pra ta dobesoni ate,dhe sipas teorise tuaj e nje viti me pare te perballet e vetme dhe vurnerabel.

  2. Tonini says:

    Vrane nje deputete te tyren,dhe ja fituan.Veteviktimizimi funksionon gjithmone.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Jep nji pare hyn ne valle
    Jep 300 e nuk del dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje