Sonte në Zululand-in e Mustafa Nanos ishte i ftuar analisti dhe gazetari Mentor Nazarako. Nano e kishte thirrur për dy çështje të rrëndësishme sidomos të muajit qershor: Shqipëria në Europian dhe Reforma në Drejtësi.
Në pjesën e parë u ndalën tek pjesëmarrja e Shqipërisë në kompenticionin më të rëndësishëm të futbollit. Sipas Nazarkos, Shqipëria shënoi një ngjarje historike në futboll duke krijuar një imazh të ri për vendin. “Ka ndryshuar mënyrën si na sheh bota ne, steriotipin mbi ne dhe kjo do të ndryshojë dhe mënyrën si do e shohim ne veten”, tha Nazarko duke shtuar se: “Pas fitores me Rumaninë unë besoj në Mrekullinë e Lionit, në triumfin e racës sonë, në një identitet të ri kombëtar njëlloj si gjermanët që fituan me Hungarinë Kupën e botës në 1954”.
Ndërsa të ndalur tek reforma në Drejtësi, Mentor Nazarko tha se ndërtimi i një sistemi tjetër në gjyqësor do të sjell një sistem tjetër në politikë.
Nazarko shprehu besim në miratimin e Reformës dhe në të gjitha efektet që ajo do të japë me zbatimin e saj. Sipas tij do të jetë kjo reformë që do të shpallë luftë ndaj statuskuosë së interesave në një shoqëri të kriminalizuar si kjo e jona.
muhabete vl. u kualifikuam per here te pare, dhe kishte enthusiazem. kaq. c’fare jane keto muhabete vl jo i shikojne shqiptaret keshtu, jo i shikojne ashtu, ishte ashtu, po tani eshte keshtu. gazetari banale.