Është ende shumë heret për të shkruar historinë e PS-së. Ky është qëndrimi i themeluesit të FRESSH-it, Ilir Zela. Ai ka qënë drejtues i rëndësishëm i PS-së deri në kongresin e fundit të kësaj partie më 9 mars 2016.
Zela thotë se 25-vjetori duhet të jetë moment reflektimi për PS-në, ndërkohë që jep vlerësimin për PS-në e drejtuar nga Fatos Nano dhe atë të drejtuar nga Edi Rama. Në një intevistë për TemA TV, Zela flet për momente të rëndësishme të historisë së socialistëve.