Ky është momenti tronditës kur një bandë adoleshentësh në Alloa, Clackmannanshire të Skocisë përleshen me disa oficerë policie. E gjitha ka ndodhur pasi policët do të kryenin disa arrestime për trafik dhe shpërndarje droge në këtë zonë, kur grupi i adoleshentëve, disa prej të cilëve ishin vetëm 15-vjeç, kanë reaguar dhunshëm.
Ata e kanë filmuar përleshjen e tyre me policinë dhe më pas e kanë postuar në rrjetet sociale, ku në komentet e marra nuk kanë munguar as talljet ndaj oficerëve të policisë.