Prokuroria pranon kallëzimin e KLD-së ndaj Tahirit

20 Qershor 2016, 19:28Sociale TEMA
Prokuroria pranon kallëzimin e KLD-së ndaj Tahirit

Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar këtë të hënë proçedimin penal ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kallëzuar ministrin nën akuzën e intimidimit të gjyqtarit Arjan Aliaj. Ky i fundit dha vendimin për pezullimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, si dhe arrestin me burg për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi. Masë kjo të cilën e ndryshoi tre ditë më vonë në “arrest shtëpie”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje