Historike: Mbyllet ndeshja e tretë e kuqezinjve në “Euro 2016”, Shqipëri-Rumani me rezultatin 1-0. Të gjitha rastet dhe goli me VIDEO

19 Qershor 2016, 22:54Sociale TEMA

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë në kampionatin europian përballë Rumanisë e cila do të zhvillohet në stadiumin e Lyonit.

Një ndeshje ku kombëtarja shqiptare kërkon të marrë fitoren e parë në një kompeticion ndërkombëtar.

Një triumf I cili mund të hyjë në histori pasi mund të japë mundësinë për tu kualifikuar për në fazën tjetër në raundin e 1/8-tave.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni minutë pas minute rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Basha, Abrashi, Memushaj, Lila, Lenjani, Sadiku

Rumania: Tătărușanu; Sapunaru, Grigore, Chiriches, Matel; Hoban, Prepelita; Popa, Stanciu, Stancu; Alibec

Minuta 85’, Mërgim Mavraj I pafat me gjuajtjen e tij e cila përfundon në rrjetën e jashtme

Minuta 78’, Shpëtojmë mrekullisht nga pësimi I golit pasi gjuatja e sulmuesit rumun u ndal në shtyllë

Minuta 70’, Sërish Ledian Memushaj që I afrohet golit të dytë por gjuatja e tij nuk është e saktë

Minuta 62’, Ledian Memushaj pranë golit të dytë duke goditur nga distance por Tătărușanu prêt në dy kohë

Minuta 46’, Mërgim Mavraj shfaqet rrezikshëm në portën kundërshtare duke goditur me kokë por jashtë kuadratit

GOOOOOL! Armando Sadiku kalon në avantazh Shqipërinë duke realizuar golin e parë për kuqezinjtë në një kampionat europian

Minuta 34’, Sërish Shqipëria që i afrohet golit të avanatzhit që brenda zonës godet por ndalet nga portiere. Gjithashtu dhe Basha nuk godet saktë brenda zonës duke dërguar topin mbi tranvers

Minuta 22’, Aksion spektakolar I Shqipërisë me Lenjanin që pason për Sadikun I cili fut një top të bukur tek Lila, ky I fundit pason tek Lenjani I cili me portën e boshatisur nuk e dërgon dot topin në rrjetë, por më pas asnosri akordon për pozicion jashtë loje

Minuta 8’, Rumania e ka nisur më mirë ndeshjen duke e rrezikuar në tre raste portën tonë, por Berisha ka qene vendimtar me pritjet e tij

EMOCIONUESE! Fantastik himni kombëtar që u ekzekutua në stadiumin e Lyonit bashkë me spektaklin e tifozave kuqezi

9 komente në “Historike: Mbyllet ndeshja e tretë e kuqezinjve në “Euro 2016”, Shqipëri-Rumani me rezultatin 1-0. Të gjitha rastet dhe goli me VIDEO”

  1. Fotaq says:

    Urime Shqiperise ! Edhe pse nuk besoj se do kaloje me tej duhet pranuar se bene nje paraqitje te forte.

    1. Dean says:

      Do KALOJME,do KALOJME,o njeri i LIG!

  2. landy says:

    Landy ju a tha dite me pare
    kush me besoi, me besoi dhe fitoi

  3. klodi says:

    tash t gjith lojtaret te shkelqyer por MEMUSHI i vecanti i cilsuar nga ne dhe nga specialistet si me i miri ne fushe styllen me france dhe sot i vecant eshte heroi kombetares si lojtari me i mire ne fushe si me francen dhe me rumanine apsolut lojtar rob zoti flm me shpirt memushit e gjith t tjereve sadikut hero per golin.

  4. Pelasgian says:

    Ulerima e Liles si Ulerima e Marco Tardelli-t ne Madrid 1982

    Fort e kam kritiku po tash duhet me kafshu gjuhen . Shpirtin jep ne fushe!

  5. joti fush kruje says:

    nje flm per memushin ronaldo shqiptar ishte ai qe ne fituam dhe arritem ketu

  6. ema says:

    nuk e prisnim kete gol te manihtshem me rumanine !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje