Tifozi Shqiptar i emocionuar, feston gabimisht me mbështetësit e "Lega Nord"

20 Qershor 2016, 15:10Sociale TEMA
Tifozi Shqiptar i emocionuar, feston gabimisht me mbështetësit e

Fitorja e djeshme kundër Rumanisë ka emocionuar çdo Shqiptar që besonte se ekipi ynë mund t’ia dilte për herë të parë në një kampionat Europian. Por, veç fotove dhe videove ku tifozët Shqiptarë shfaqen duke festuar së bashku në qytete të ndryshme të botës, një prej tyre duket se ka zgjedhur grupin e gabuar të njerëzve për të festuar.

Një Shqiptar në Savona, Itali shfaqet me veshje tradicionale dhe flamurin Shqiptar, duke thirrur: “Kemi fituar! Një me zero, kemi fituar!” Problemi i vetëm është se gjendet në mes të një grupi mbështetësish të partisë “Lega Nord,” e cila është një parti nacionaliste dhe shpesh ka mbajtur qëndrime kundër Shqiptarëve.

Megjithatë, tifozi duket se e ka kuptuar shpejt se është gabuar dhe ka kërkuar falje duke u larguar, ndërsa mbështetësit e “Lega Nord” e kanë duartrokitur.

3 komente në “Tifozi Shqiptar i emocionuar, feston gabimisht me mbështetësit e “Lega Nord””

  1. Leone-53 says:

    Eshte e gabuar shprehja se Lega Nord qenka kunder shqiptarve !…
    Eshte Lega Nord ajo qe bene diçka per legalita’ ketu ne Itali qe na intereson neve sepse PD-ja italiane na çan BYTHEN duke u intersuar per xingaret, klandestinet afrikan e tjere te ketij kallepi.
    Votova per Lega Nord e do te votoj per ta sa te jete ne kete pozicion ajo ku jane interesat tona ketu .

    1. the Punisher says:

      Injoranteve u duhet hequr e drejta e votes.

  2. xxx says:

    Nuk ka festu gabim,aty e ka udhzu Kastriot Miftari antar ndjeri i kesaj organizate fashiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje