FOTOT/ Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet e Bulevardit të Ri, kryeministri: Skuadra e Bashkisë së Tiranës, në lartësinë e ambicieve të skuadrës sonë kombëtare

20 Qershor 2016, 14:39Sociale TEMA
FOTOT/ Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet e Bulevardit të Ri,

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan punimet për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe parkingut të parë nëntokësor

Rama: “Skuadra e Bashkisë së Tiranës, në lartësinë e ambicieve të skuadrës sonë kombëtare”

Kur ka kaluar një vit nga zgjedhjet e vendore të 21 qershorit, ka përfunduar 1/3 e punimeve për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe parkingut të parë nëntokësor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektuan sot nga afër punimet për projektin që po ecën me ritme të shpejta, teksa e vlerësuan ndërtimin e parkingut nëntokësor si një mundësi e mirë për të lehtësuar situatën e parkimeve në kryeqytet.

Kryeministri Rama u shpreh se projekti do t’i jap një vlerë tjetër gjithë kësaj zone. “Unë besoj se brenda një kohe të arsyeshme, me ritmin e jashtëzakonshëm që bashkia po rimerr, ky bulevard do të jetë një tjetër vlerë e shtuar dhe mbi të gjitha, një standard i ri në hapësirën tonë urbane. E pse jo, do të jetë vendi ku do të bëhet “Fan Zone” e finaleve të ardhshme të europianit, që sido që të shkojë, nuk do të kenë shijen e jashtëzakonshme të këtyre të parave historike dhe të asaj të mbrëmshmes, që ishte fitorja e parë në historinë e Shqipërisë në një finale të kampionatit europian”, u shpreh ai.

Gjithashtu, kryeministri Rama vlerësoi Bashkinë e Tiranës për ritmin e ri të punëve që ka sjellë në qytet në vitin e saj të parë, pas fitores në 21 qeshorin e kaluar. “Unë besoj se skuadra e Bashkisë është në lartësinë e ambicieve të skuadrës sonë kombëtare”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Bulevardi i Ri ka qenë një nga projektet madhore, që bashkia e premtoi në fushatën elektorale dhe që sot po bëhet realitet. “Kur erdhëm në krye të Bashkisë së Tiranës, projektin e gjetëm vetëm 2% të realizuar. Praktikisht, ishte hapur vetëm një pjesë e kantierit, ndërsa sot kemi avancuar në 1/3 e projektit”, tha kryebashkiaku Veliaj. Sipas tij, puna e kryer tregon se projekte të tilla janë të mundura për t’u realizuar në Tiranë, ndërsa shtoi se ai do të lehtësojë parkimin, kryesisht në zonën përreth Bulevardit “Zogu I” dhe te ish stacioni i trenit. “306 makinat që sot bllokojnë Bulevardin “Zogu I” dhe zonën e stacionit të trenit do të shkojnë nëntokë. Parkingu do të menaxhohet nga Bashkia e Tiranës dhe i hap rrugën edhe ndërtimit të disa parkingjeve të tjera nëntokësore”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj foli preku edhe ecurinë e projektit të Bulevardit të Ri dhe të Lumit të Tiranës, duke theksuar se me këto dy projekte, e gjithë zona do të marrë një pamje dhe vlerë tjetër. “Kemi hapur 1 km të Bulevardit, kemi edhe 600 metra para se ky projekt të takohet me një projekt tjetër, atë të rehabilitimit të Lumit të Tiranës, ku edhe aty kemi ecur në 75% të projektit. Këto dy projekte do ta bëjnë këtë zonë edhe më tërheqëse. Bulevardi ka një gjerësi sa Champs-Elysées, 75 metra i gjerë. Gjithashtu, kemi vendosur të ndryshojmë projektin, siç edhe premtuam një vit më parë në zgjedhje, për të pasur një park qendror, i cili i shton vlerat dhe jo thjesht një rrugë me disa pallate anash. Më vjen mirë që parku qendror do të jetë 6 herë sa parku ‘Rinia’”, tha Veliaj.

Përfaqësuesi i firmës nënkontraktore për projektin e Bulevardit, Pëllumb Beta, theksoi se parkingu do përfundojë brenda këtij viti, ndërsa Bulevardi i Ri brenda vitit tjetër.“Me ardhjen e stafit të ri gjërat ndryshuan. Tashmë, jemi në nivelin e 30% të punimeve në Bulevard, e po ashtu edhe në parking. Deri në fund të vitit, parashikojmë të kemi gati 700-800 metrat e parë”, tha ai.

Parkimi nëntokësor do të ketë një kapacitet prej 306 vend parkimesh të shpërndara përkatësisht: 152 parkime në katin e parë dhe 154 në katin e dytë. Sheshi i parashikuar mbi mbulesën e parkimit do të jetë zonë pedonale, me sipërfaqe 7000 metër katror. Struktura e parkingut, për shkak të gjatësisë së tij të madhe, është i ndarë në tre blloqe, përkatësisht A, B dhe C.

Bulevardi i Ri ka një gjatësi prej 1.600m dhe një gjerësi prej 70m, ku përveç 6 korsive të makinave, ka dhe nga një park linear të gjelbër në të dyja anët e tij. Gjithashtu, ai parashikon një infrastrukturë moderne nëntokësore, ku përfshihen kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, rrjeti drenazhimit dhe galeritë nëntokësore.

22 komente në “FOTOT/ Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet e Bulevardit të Ri, kryeministri: Skuadra e Bashkisë së Tiranës, në lartësinë e ambicieve të skuadrës sonë kombëtare”

  1. tr says:

    DO TA VOTOJ RAMEN PERSERI ,ME GJITHE TE METAT E TJERA QE KA ,POR PER HIRE TE RREGULLIMIT TE SHQIPERISE ,DO TA VOTOJ SI KRYEBASHKIAKUN E SHQIPERISE DHE JO SI KRYEMINISTER . ESHTE I VETMI QE MENDON PER GJITHE SHQIPERINE . PD DUHET TE LARGOHET SI ANTISHQIPTARA QE JANE .

  2. i revoltuari says:

    RRUGE KEMBESORE dhe jo “pedonale”,se na cate trapin me kete gjuhen e ndyre dhe te shpifur majmunisht qe flisni dhe shkruani!
    SHKERDHATAAAAAAAAAAAAAAA…

    1. Pip says:

      Mos u revolto o azgan,shqipja treçereku eshte e huazuar,thjesht ti nuk kishe lindur ne ate kohe

      1. I paemërt says:

        Ik ore shurranjos laj breket se te vjen era shurre buce po na flet zi per shqipen analfabete me nick Pip me keq se reklamet e Bordellove

      2. Illyria says:

        Pip
        shqipja eshte 3/4 e huazuar vetem ne trurin tend. Ca kuptimi ka te heqesh nje fjale nga gjuha shqipe, si psh, “kembesore”, siç e permendi “i revoltuari” me lart, e te fusesh nje fjale italisht, “pedonale”?? E raste te tilla mund te te sjell me qindra. Ma shpjegon dot??

        1. Pip says:

          Huazimet nuk I kuptojne ata qe dine vetem shqip.My nickname is picture in picture Pip.Injorante.

  3. Tironci says:

    Tek Foto Nr. 4 jane kollonat e ndonje pallati dhe jo bulevardi.
    shikojeni me kujdes.

    1. adeci says:

      O mik ti veri syzet e shiko me kujdes. Jane kollonat ku do te mbaHET TAvani i parkingut apo sipas teje mbahet ne hava.

    2. "Horri i Bulevardit" says:

      Si nje specialist ne praktike, si nje ndertues i mbi 30 urave te permasave te medha (autostradave), si nje ndertues i dy tuneleve, me gjatesi 1,8 km. dhe 6.3 km. si ndertues i dy vendparkimeve nentokesore, njeri ndertim tre kate nentoke.
      Ne te gjitha keto qe permend me lart, kam punuar me firmen time si nenkontraktor, por ti permenda, qe te them se e njoh shume mire punen e ndertimit.
      Nga foto numer 4 qe ti tironci, thua se kollonat nuk jane per parkimin nentokesor, por per pallat, te them se kur smerr vesh, pse behesh ekspert dhe ja fut katunit, apo e thua thjesht, se tu ka bo ves nga salehu, akuzo cdo gje qe thote salehu.
      Tironc qeke, dyshoj edhe une tironc prej 5 brezash jam, qe i kalon te 200 vjetet, por me malokun skam qen kurre mik, malsorit i jap respekt, por me thuj cfare mbiemri ke dhe te them une se ku i ke tokat ke katuni ku tka le baba e babgjysh.
      Na e nxorret Tironen e kohes se zogjit me 500,000 banore, kur si ka pas as 30,000 banore, pa katunare.

      1. Katunari says:

        Ti ekspert autostradash, urash e tunelesh nuk do ishe be pa “salehun”!!! Por pa merak, mosmirenjohja eshte veti e te paqenit! Ske nevoje te mburresh se prinderit e tu kane be sex ne nje zone gjeografike qe per hir te vertetes ka lulezuar nga te ardhurit! Ju tironcit halen e kishit ne fund te oborrit! Qelbeshit urbanizem, por kjo ska rendesi. Te pakten jeni tironca, e kjo shplan cdo gje….

        1. "Horri i Bulevardit" says:

          Pa shife iher katnarin, u hap bythesh sa erdhi sala. Mduket se qeke ai tironci mo nolt, nevojtoren ke oborri e kan pas komshijt e salehut tat katnaro, e di kush kan qen komshinjt e sales katnaro, gabelt e brakes.
          E mer katnar si ka ardh koha, dje vijshe me kacile me fiq, sot mdel qytetar me nji kal kaltur.

  4. saja says:

    O Tironc qe dukesh se nuk je nga Tirana. Po te kalosh tek ish stacioni i trenit do te shohesh qe jane kollonat e parkimit te ri nentokesor dhe jo ndonje pallati.

  5. .... says:

    o edi rama ik futi ndonje pace pilaf se sje per kto pun as ti as ai loloja jot. ngelen duke tall karin me ne se i ka qef bytha te bejne si te zgjuar. mjer shqiptaret.

    1. "Horri i Bulevardit" says:

      Po ca faji ka Edi Rama o tartabiqe, qe plaka jote tka pjell ke haurri i lopes dhe je msu me eren e shurres se lopes.
      Mos je bo ne tina tifoz i tirones, se ne ish tifozat e vjeter te 17 nentorit, na vje turp me thon se jena tironca, se kan dal shpellaret duke u deklaru tironca tvjeter ohu qysh pre 2005-ses.
      Ene ti futi nji tas qumesht dhije pa zi, vetem ki kujdes se me tra barku, ske mundsi me dhi mas ferre, se ta rras lali eri gjoben, ta taton spirren qe ene drog me qen, sja vle.

    2. enter"" says:

      PD-ist I semure.

  6. Banori i bulevardit says:

    Pershendetje kryeminister dhe ktyetar i bashkise. Ju pergezoj per zhvillimin dhe projektet e asaj zone, por dua tju bej te ditur qe mua perpara rreth nje muaji me kan prishur shtepine vetem sepse me kishte rene projekti i bulevardit. Sot un jam PA SHTEPI, dhe kam mar nje demshperblim qesharak prej vetem 20 milion lekesh te vjetra. Perse z.Rama gjithnje duhet sakrifikuar populli qe ju politikanet te keni suksese per te permendur, vetem per te fituar vota. Perse letrave qe ju kemi shkruar ne si banore nuk i ke kthyer as nje pergjigje. Perse ja hidhni fajin njeri tjetrit si klase politike, kur ato VKM i ndryshoni sipas interesit tuaj, ndersa kur cenohet jo interesi, por jeta jone, ju vetem heshtni. Ne si banore qe na prekte projekti i bulevardit te ri jemi absolutisht pro zhvillimit, edhe pse na binte rruga drejt shtepise, por jemi edhe per nje vleresim jo qesharak sepse ne ato shtepi ishin jetet tona. Cfare ju kushtonte zoti Rama qe te ndertohej nje pallat ne krah te atij bulevardi per te na kompesuar neve si familjare te prekur nga ky projekt. Zhvillimi duhet te dashur bashkeqytetare, por jo mbi djersen dhe mundin e familjeve te ndershme. Me shume deshire dua tju uroj fat z.Rama dhe z.Veliaj, por ky urim nuk me del nga shpirti. Jemi te copetuar dhe te shkaterruar, sepse vete shteti yne na nxori ne rruge te madhe, pa asnje ndihme, pa asnje perkrahje.

  7. Kol says:

    Kryetari i bashkise me zevendesin kaq mundet me perballu rama mezi po e shtyne deri ne zgjidhjet e tjera e ka kuptu se nuk eshte per ate pune fatkeqsi vetem diktatore ka nxjere ky vend popull pa fat me armiq te medhej komshi normal se ne na marrin ne mesysh shiko care bome per 1 fitore me rumanine kush i mban shqiptaret te kene fuqi ekonomike dhe ushtarake Roma do folte shqip

  8. Treviso says:

    Bravo, Brravo zoti Erion. Nje pune kolosale eshte bere gjate ketyre 3 viteve ne Bashkine e Tiranes.
    Duke pare se po beni bulevardin e ri dhe duke pare se Tirana çdo dite po bllokohet nga trafiku do te linde nevoja shpejt per te bere metrot.
    Duhet menduar qe tani qe po beni bulevardin, per metrot. Tubacionet e ujrave si te zeza dhe te bardha, tubacionet elektrik,telefonik dhe te gazit duhet menduar qe tani se ku do ti vendosni, qe neser kur te hapen tunelet per metron te mos pengojne punen. Pas 10 apo 15 viteve Tirana pa metro do te behet e pabanueshme, nga gazi i makinave. Metrot ne Tirane do ulin 50-60% trafikun e makinave. Pse? Qarkullimi i makinave do te jete shume i ngadalshem. Vende per te ndaluar 2-5 minuta nuk do te kete, se per parkexhe nuk behet fjale. Qytetaret patjeter do detyrohen te marrin metrot per te shkurtuar kohen dhe per te hequr stresin e trafikut.

  9. Siguria says:

    Te krahasosh kombetaren me cfaredo lloj ekipi politiqensh,çfare ironieeeee!??I bie ta zhvleresosh fare ate qe bene mbreme.

  10. Beni says:

    Une jame dakort qe gay te martohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje