Nuk punuan mirë, manaxheri i bankës rreh punonjësit para gjithë kompanisë

20 Qershor 2016, 14:19Sociale TEMA
Nuk punuan mirë, manaxheri i bankës rreh punonjësit para

Zakonisht ndodh që, nëse nuk punon siç duhet, të pushohesh nga puna, apo të marrësh një lloj tjetër ndëshkimi të ngjashëm. Megjithatë, jo nëse punoni në Bankën Tregtarë dhe të Agrikulturës në Kinë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si drejtori i degës së kësaj banke në qytetin Shanxi, rreh punonjësit me shkop.

Me arsyen se nuk kanë qenë punëtorë të zellshëm, ai i ka rreshtuar ata përpara gjithë punonjësve të tjerë të kompanisë dhe ka nisur t’i godasë. Madje, në një moment, një nga gratë duket se është gati të rrëzohet nga dhembjet, por shefi i saj vazhdon ta godasë.

2 komente në “Nuk punuan mirë, manaxheri i bankës rreh punonjësit para gjithë kompanisë”

  1. sala says:

    Fullani yne i ngopi me leke punonjesit e bankes

  2. maximus says:

    ajde skllaveri, prandaj them une larg me keta kinezet, se race me te poshter nuk ka. ja ky eshte bumi ekonomik i kines,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje