Sezoni turistik ka nisur, por ajo qe të ofrojnë plazhet e Shqipërisë lë për të dëshiruar.
Shumë prej plazheve janë nën pushtetin e mbeturinave ndërsa institucionet vendore duket se nuk po i kushtojnë vëmendjen e duhur higjenës.
Në Malin e Robit Kavajë, prania e mbeturinave përgjatë rrugëve dhe vijës bregdetare ka sjellë shqetësimin e banorëve dhe bizneseve.