Barazon Portugalia, merr fund ëndrra e Shqipërisë

22 Qershor 2016, 19:52Sport TEMA

Ëndrra e Shqipërisë për t’u kualifikuar për më tej ka marrë fund.

Barazimi 3 me 3 mes Hungarisë dhe Portugalisë ka shuar edhe matematikisht shpresat e Shqipërisë.

Hungaria e nisi miri duke kaluar në avantazh tre herë ndaj Portugalisë, që arriti të reagonte në të tre rastet.

Tashmë djemtë e De Biasit duhet të bëjnë gati valixhet për t’u kthyer në atdhe.

9 komente në “Barazon Portugalia, merr fund ëndrra e Shqipërisë”

  1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Nuk e di pse , por rezultati 3-3 midis Hungarise dhe Portugalise , dukej si I fiksuar , dhe u interesonte te dyja skuadrave.
    Sepse , sido qe te dilte ndeshja tjeter midis Islandes dhe Austrise , nje barazim me shume gola garantonte vendin e pare per Hungarine , si edhe shpetonte Portugaline nga eleminimi.
    Per me teper , pas rezultatit 3-3 , dukej sikur skuadrat e lane lojen.
    —-
    Megjathate , surpriza e madhe ishte Islanda . Nje shtet me 300.000 banore qe kalon ne fazen tjeter 100% me forcat e veta dhe jo si skuadra jone qe ka 3-4 dite qe ben llogarite se si te perfitoje nga skuadrat e tjera.
    Meqenese skuadra shqiptare u largua nga evropiani , tani do bej tifo per Islanden.

  2. QiqraNeHell says:

    Normale kur nuk shenojme dote dhe mburremi vetem me nje gol qe me shume ishte per faj te portjerit rumun qe la porten bosh se sa merite e Sadikut qe ju perplas topi ne koke. Shikoni prape videon e golit te kuptoni meriten e sulmuesit tone. Tani prisnim se si do humbasin te tjeret… haha… mentalitet shqipesh. Tani Sadiku me nje gol po i rrit cmimin vehtes. Dava ego Cerriku

    1. temja nga sauku says:

      O ti tope, po ta mendosh ashtu, goli qe na beri Zvicra ishte shum me teper se faji i portierit tone se merite e atij qe e shenoi! Po skeni faj, jemi te gjithe futbolliste te lindur ne, e per te dhene mend nuk na e kalon njeri!

  3. temja nga sauku says:

    Ja lane barazimn Hungarezet e leshit, se kujtuan se do barazonte dhe Islanda! Keshtu u bon te gjitha ndeshjet e fundet neper grupe, hiq Shqiperine e Turqine!! Fair Play i leshit!
    Gjithsesi bravo cunat e Shqiperise, na nderuat!

  4. Vizioner says:

    Sidoqofte, jemi krenare per Kombetaren tone.
    Ato (lojtaret) na ngritem prestigjin lart.
    Nje Respekt edhe per tifozerine shqiptare.
    Jemi krenare qe jemi shqiptare.

  5. lelegu says:

    Faleminderit dhe byrazereve turqe qe na zune vendin e trete duke na ulur shume shanset per kualifikim! Turqit shqipfoles duhet te jene shume te lumtur per ato dy golat e Turqise besoj, mjafton te shohesh komentet e tyre ne faqen e UEFA-s…..

    1. Dalipi Bleones says:

      turqit po luanin per tu kualifikuar vete o sheleg! Apo prisje qe te luanin per ne, megjthse kishin shonse per vete!

  6. BigBro says:

    Ne retrospektive faji eshte vetem i yni. Dy rraste te pastra per shenim te humbura nga Sadiku dhe Gashi kunder Svicres. Dy gola te pesuar ne fund te ndeshjes me Francen sidomos goli i Payet.

  7. maximus says:

    edhe bufi e kupton qe kjo ndeshje ishte e paracaktuar qe duhet te dilte barazim, biles aq muuuu beri sa qe , trajneri i dergoi leter ne mes te fushes dhe ne mes te ndeshjes KRISTIANO rolandos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje