Formula e çmendur e Europianit, të mëdhenjtë luajnë bashkë

22 Qershor 2016, 11:21Sport TEMA

Vijimi i turneut nuk do të jetë i thjeshtë për skuadrat e mëdha dhe pretendente për fitoren në Euro 2016. Rezultatet e arritura nga këto kombëtare ka bërë që në njërën anë të tabelës për ndeshjet në vijim të vihen të gjitha ekipet e mëdha, ndërsa në anën tjetër, skuadra të cilat nuk kanë arritur më parë suksese ndërkombëtare.

Në njërën anë të tabelës, skuadrat e Italisë, Spanjës, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës do të ndeshen së bashku për të siguruar njërën prej finalistëve të turneut.

Ndërsa në anën tjetër, në teori, finalistja duhet të ndalë nga njëra mes Zvicrës, Polonisë, Kroacisë dhe Uellsit të cilat janë skuadrat më të forta, shkruan Panorama Sport.

Edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos, ka më shumë mundësi që të përfundojë në grupin e skuadrave të mëdha, sesa në këtë grup të fundit, nëse pret sot biletën për kualifikimin.

1 komente në “Formula e çmendur e Europianit, të mëdhenjtë luajnë bashkë”

  1. Celo Mezani says:

    Nuk ka formula te cmendura. Futbolli eshte gjithmone i paparashikueshem. Nese Spanja mundet nga Kroacia, dhe Anglia nuk mund dot as Rusine dhe as Sllovakine, atehere kuptohet qe faji nuk eshte i formules, por i “te medhajave” qe nuk e bene detyren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje